21.7 C
Skopje, NM
24/06/2021
DailyNews.mk
VIP YJET

Publikohet trajleri i sezonit të katërt të “The Crown”

Emma Corrin luan Princeshën Diana në sezonin e ri të “The Crown”.

Është publikuar trajleri i sezonit të katërt të “The Crown”, me protagoniste Emma Corrin, që luan Princeshën Diana, shkruan The Independent.

Trajleri është publikuar në Netflix të martën, ku Gillian Anderson si kryeministrja Margaret Thatcher.

Josh O’Connor vjen si Princi Charles, ndërsa Olivia Colman mund të shihet duke përsëritur rolin e saj si Mbretëresha Elizabeth II.

Helena Bonham Carter portretizon edhe njëherë Princeshën Margaret. Tobias Menzies vjen  si Princi Philip.

“Këtu janë gjërat për të cilat bëhen përralla: një princ dhe princeshë në ditën e tyre të martesës”, thuhet në trajler, ku flitet për marrëdhëninen mes Princit Charles dhe Dianës.

“Por përrallat zakonisht përfundojnë në këtë pikë – me shprehjen e thjeshtë: ‘Ata jetuan të lumtur pastaj.’”

Narracioni vazhdon: “Ndërsa burri dhe gruaja i mbajnë zotimet e tyre, duke dashur dhe çmuar njëri-tjetrin – duke ndarë shkëlqimet dhe mjerimet e jetës, arritjet dhe pengesat, ata do të transformohen gjatë këtij procesi.

“Besimi ynë e sheh ditën e dasmës jo si vendin e mbërritjes, por vendin ku fillon me të vërtetë aventura”, vazhdon video.

Sezoni i katërt i Crown do të publikohet më 15 nëntor në Netflix. Fillon “ndërsa vitet 1970 po mbyllen”, ndërsa Mbretëresha Elizabeth dhe pjesa tjetër e familjes mbretërore “e gjejnë veten të preokupuar për të ruajtur vijën e trashëgimisë duke siguruar një nuse të përshtatshme për Princin Charles, i cili është ende i pamartuar në të 30-at”.

“Ndërsa kombi fillon të ndiejë ndikimin e politikave përçarëse të prezantuara nga Kryeministrja e parë femër e Britanisë Margaret Thatcher, lindin tensione midis saj dhe Mbretëreshës që vetëm përkeqësohen ndërsa Thatcher e çon vendin në luftën e Falklands, duke gjeneruar konflikt brenda Komonuelthit”, vazhdon trajleri.

“Ndërsa romanca e Charles me një Zonjë të re Diana Spencer siguron një përrallë shumë të nevojshme për të bashkuar njerëzit britanikë, pas dyerve të mbyllura, familja mbretërore po ndahet gjithnjë e më shumë”, përfundon video.

Related posts

Tayna ndan videon joshëse nga prapaskenat e klipit të ri muzikor

Lea Musliju

Linda Halimi ndan sekuenca nga kënga e re “Amin”

Lea Musliju

Edona Llalloshi me interpretim mahnitës me piano të hitit “Çka ka zogu”

Lea Musliju

Justin dhe Hailey takojnë presidentin francez Emmanuel Macron

Lea Musliju

Chris Brown është nën hetim për abuzim të dhunshëm fizik

Lea Musliju

Ardian Bujupi ndan pamje nga prapaskenat e klipit muzikor

Lea Musliju

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More