11.8 C
Skopje, NM
24/09/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Publikohet ekstrakti i parë i listave zgjedhore

Ministria e Brendshme ka publikuar ekstraktin e parë të listave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 2021.

Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj.

Me anë të një deklarate për mediat, z. Doracaj dhe detaje shtesë mbi këtë proces, ndërsa shtoi se të drejtë vote me ekstraktin paraprak kanë 3,608,003 qytetarë.

“Nga të dhënat paraprake të gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, rezulton se të drejtën e votës e kanë 3,608,003 shtetas. Ndër ta, rreth 50.5% e zgjedhësve janë meshkuj dhe rreth 49.5% femra”, tha Doracaj.

Pas këtij hapi, zyrat e gjendjes civile në bashkitë e vendit e kanë detyrim ligjor të printojnë ekstraktin e parë të të gjithë zgjedhësve sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit.

Kreu i Gjendjes Civile u shpreh me anë të një deklarate për mediat se pas dy ditësh do të nisë procesi i kontrollit në terren, për të parë nga afër nëse janë publikuar apo jo listat, sipas parashikimit ligjor, njofton euronews.albania

“Zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e parë të përbërësve zgjedhore të të gjithë zgjedhësve sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial. Ky ekstrakt firmoset nga Kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive/njësive administrative/në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun. Duke nisur nga data 7 Tetor 2020, DPGJC do të nisë verifikimet për publikimin e listave të para të zgjedhësve”, shtoi ai.

Të gjithë qytetarët me të drejtë vote mund ta kontrollojnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve përmes portalit e-Albania.

“Çdo qytetar mundet të verifikojë online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania dhe pranë çdo mjedisi ku listat do të jenë të afishuara nga bashkitë përkatëse.Për çdo paqartësi ose problem që lidhet me listën zgjedhore, ftohen qytetarët që të kontaktojnë me Zyrat e Gjendjes Civile përkatëse, ose të drejtohen në adresën zyrtare të Ministrisë së Brendshme (Ministria.Brendshme@mb.gov.al)”, theksoi Doracaj.

Kanë qenë të shumtë qytetarët, të cilët janë ankuar se u ka ndryshuar adresa e vendbanimit pa dijeninë e tyre. Partia Demokratike pretendon se mazhoranca me këtë skemë po tenton manipulimin e zgjedhjeve, por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ky i fundit ka deklaruar se qytetarët do të votojnë në qendrat që kanë votuar në zgjedhjet e fundit, me përjashtim të rasteve kur kjo është ndryshuar me vullnetin e vetë zgjedhësve.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com