20.7 C
Los Angeles
August 15, 2022
DailyNews – MK
Përzgjedhjе nga redaktori Politika Tema

Pse zgjedhjet në SHBA janë të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut?

Pa marrë parasysh se kush do të fiton, zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë njëra ndër më rëndësishmet deri më tani për Maqedoninë e Veriut dhe atë për shumë arsye, vlerësojnë njohësit e çështjeve ndërkombëtare. Sipas tyre, që nga pavarësia e deri te anëtarsimi është dëshmuar se rroli i SHBA-së ishte i rëndësishëm dhe kyçe në arritjen e këtyre qëllimeve strategjike.

“Po janë për të gjithë botën dhe shtetet. Politika amerikane nuk ka ndryshuar për MV as kur ka qenë Trumpi në mandatin e parë. MV e fitoi betejen me Greqinë kur Trumpi ishte dhe hyri në NATO gjatë mandatit të tij. Andaj nuk pres diçka radikale ne raportet MV-SHBA”, thotë për Zhurnal, Selim Ibraimi, analist politik.

Nga ana tjetër, Nano Ruzhin, ish diplomat, për Zhurnal ka deklaruar se zgjedhjet në SHBA paraqesin një ndër ngjarjet më të rëndësishme të vitit në nivel të politikës. Sipas tij për këto zgjedhje janë të interesuara shtetet e ballkanit, sidomos Kosova e Serbia lidhur me dialogun që po e zhvillojnë ku para disa muajve nënshkruan marrëveshje në prani të Presidentit Trump.

“Së pari, zgjedhjet në SHBA janë të rëndësishme për gjithë botën për një konfigurim të përgjithshëm politik, ekonomik, social por edhe shëndetësor dhe për këtë shkak ato paraqesin një nga ngjarjet më të rëndësishme këtë vit në lëminë e politikës. Gjithashtu, shtetet si ato të ballkanit janë të interesuara, sidomos shohim se çështja për dialogun Prishtinë-Beograd ishte në qendër gjatë vizitës së liderëve të Kosovës dhe Serbisë. Eziston një llojë i qëndrimit se kinse kur është Trump në krye të SHBA-së ka më shumë interes për Serbinë dhe Ballkanin sesa Bajden. Por mendoj se kjo çështje është shumë e vogël që nën prizmin e kësaj çështje i shohim mardhëniet mes Kosovës dhe Serbisë si një lloj zgjidhje fati nëse do të fiton Trump ose Bajden”, ka deklaruar për Zhurnal, ish diplomati Nano Ruzhin.

Analistët mes tjerash shtojnë se SHBA shihet si një garantues i stabilitetit dhe ardhmërisë së Maqedonisë së Veriut që është edhe një arsye se pse këtë herë interesi i opinionit publik në vend është shumë e madhe këtë vit.

Zgjedhjet e tre nëntorit në Shtetet e Bashkuara po ndiqen me interesim edhe në Kosovë, ku roli i Amerikës vlerësohet i pazëvendësueshëm për zhvillimet e deritashme por edhe për të ardhmen e saj.

Ndryshe, Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbajtur marshe në tri shtete që i ka fituar më 2016 –Miçigen, Viskonsin dhe Nebraska – duke shpresuar se votuesit ende besojnë që ai është kandidati më i mirë për të luftuar për prodhimin dhe bujqësinë amerikane – dy fusha tejet me rëndësi për këto shtete.

Trump ka nisur ditën e fushatës në Miçigen, duke iu thënë mbështetësve të tij se zgjedhjet e 3 nëntorit “kanë të bëjnë me mbijetesë ekonomike” për shtetin, që zhvillon industrinë amerikane të makinave.

Sfiduesi i Trumpit, demokrati, Joe Biden, ka mbajtur fushatë në Xhorxhia, shtet që Trumpi e ka fituar më 2016.

Xhorxhia nuk ka votuar për një kandidat demokrat për president nga viti 1992, mirëpo sipas sondazheve gjërat mund të ndryshojnë këtë vit, meqë Biden është duke tentuar të fitojë këtë shtet dhe të rrisë numrin e kandidatëve demokratë për Senat.

“Jam duke garuar si demokrat krenar, mirëpo do të udhëheq si president amerikan”, ka thënë nënpresidenti Biden në Warm Springs, afër pushimores së ish-presidentit amerikan, Franklin Delano Roosevelt, demokrat që ka udhëhequr SHBA-në gjatë Depresionit të Madh dhe Luftës së Dytë Botërore.

“Do të punoj me demokratët dhe republikanët. Do të punoj po aq shumë për ata që nuk më përkrahin sikurse për ata që janë për mua. Kjo është puna e presidentit, kujdes ndaj të gjithëve”, ka thënë Biden.

Related posts

Merr detyrën Qeveria e re e Malit të Zi

admin

Dita e diell do të shpallet ditë jo pune në Maqedoninë e Veriut

admin

Analistët: Qeveria “Zaev2” nuk ka me çfarë të lavdërohet në 100 ditët e para

admin