Për të shënuar Përkujtimin të Dielën, Mbretëresha mbante pesë lulekuqe për t’i bërë nderimet e saj forcave të armatosura.
Familja Mbretërore bashkoi forcat sot për të nderuar burrat dhe gratë që dhanë jetën e tyre duke mbrojtur vendin e tyre.
Madhështia e saj kishte veshur një zbukurim nga diamanti nën lulekuqet e saj të kuqe ndërsa i bëri nderimet e saj në ceremoninë e ‘Cenotafit’ këtë mëngjes.

Edhe pse Pallati nuk e ka konfirmuar kurrë pse Mbretëresha zgjedh pesë lulekuqe, besohet gjerësisht se secila përfaqëson një shërbim në luftë – Ushtria, Marina, RAF, Mbrojtja Civile dhe gratë.

Në të kaluarën, Madhëria e saj më parë do të kishte vetëm tre lulekuqe dhe lëvizja e saj në pesë mund të pasqyrojë pozicionin e saj si kryetare e Familjes Mbretërore.
Në të kundërt, Kate Middleton mbante tre lulekuqe si një shenjë respekti për Forcat e Armatosura.