2.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

PS nis të hënën procedurat për shkarkimin e Ilir Metës si President

Pas dështimit me tentativën e parë, duket se socialistët do të nisin një betejë të dytë për shkarkimin e Ilir Metës nga President. Procedura mund të filloje javën e ardhshme, ndërsa u paralajmërua në rrjetet sociale nga Taulant Balla. Por Presidenti reagoi, duke theksuar se është gati të firmosë Dekretin për mbrojtjen e Republikës.

Partia Socialiste, e cila fitoi një mandat të tretë për të qeverisur vendin, do të nisë një betejë të dytë për shkarkimin e Ilir Metës nga President. Burimet i thanë Rtv Ora, se procedura do të nise nga e hëna e ardhshme, e kjo u la të kuptohet edhe publikisht nga sekretari i Përgjithshëm i socialistëve Taulant Balla. “Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!”

Ilir Meta, pasi njoftoi se do të qëndrojë në Presidencë deri në 24 korrik të vitit 2022 e nga ajo ditë do të rikthehet në krye të LSI-së, përdori zëdhënësin Tedi Blushi, për ti kthyer një përgjigje edhe Taulant Ballës. “Kërcënimi i fundit, që vjen përmes Tao Taos, nga bandat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë ka vetëm një përgjigje: Presidenti, gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës! Shqipëria e Shqiptarëve! Vdekje tradhëtarëve!”

Marrëdhënia e Presidentit me Qeverinë mbetet e tensinuar, e socialistët pas dështimit me tentativën e parë, tashmë që morën mbështetjen e qytetarëve, duket se kërkojnë një provë force të dytë. Ajo që evidentohet qartë është se zgjedhjet e 25 prillit duket se janë riciklimi i një krize të thellë politike dhe institucionale në vendin tonë./OraNews

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com