9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

PS-ja synon shkarkimin e Metës, nis mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve

Partia socialiste ka depozituar në parlament nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Dokumenti është firmosur nga 36 parlamentare të kuvendit aktual, duke startuar dhe ngritjen e komisionit hetimor, duke u mbështetur në nenin 90 të kushtetutës. Por, deklarimet e socialistëve për shkarkimin e tij Meta i konsideroi Shashke që kërkojnë të largojnë vëmendjen nga manipulimi zgjedhjeve. Presidenti tha se konferencën e fundit si kreu i shtetit do ta ketë në të njëjtën foltore në 24 korrik të vitit 2022.

“Ne duhet të mbajmë vëmendjen këtu po të ishte për këto histori do të kishte ikur 100 herë Ilir Meta nga presidenca. Më 24 korrik 2022 këtu do bëjmë konferencën e fundit për shtyp së bashku, përqendrohuni këtu, mos u përqendroni as tek dorëheqjet dhe as tërheqjet”, tha ai.

Pyetjes në qoftë se do ta dekretoi qeverinë Rama, kreu i shtetit iu përgjigj: Mos u merrni me gjëra që kanë kohën e tyre. Unë kërkoj të zbatohet Kodi Zgjedhor deri në fund, deri në shterimin e ankesës së fundit nga partia më e re në këto zgjedhje nga çdo individ e kandidat. Kreu i shtetit doli para medieve për të denoncuar një skandal që lidhet me keqpërdorim e të dhënave të tij personale. Bëhet fjale për ndërhyrjen në telefonin e tij dhe dërgimin e mesazheve kërcënuese disa qytetarëve./oranews

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com