29.4 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
Ekonomi Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Propozohen ndryshime në Ligjin për financimin e partive politike

Në propozim të Ministrisë së Drejtësisë, në seancën e mbrëmshme të Qeverisë u shqyrtua propozimi për ndryshimin e Ligjit për financimin e partive politike.

Siç thuhet në kumtesën nga shërbimi për informim i qeverisë, Projektligji për ndryshimin e Ligjit për financimin e partive politike rregullon mënyrën dhe procedurën për sigurimin e burimeve financiare, për punën aktuale dhe aktivitetet e një partie politike, si dhe mënyrën e kontrollit të financimit dhe funksionimit financiar-material të partive politike.

Sipas Ligjit për financimin e partive politike, përqindja për pagimin e mjeteve është 0.15 për qind e të hyrave themelore të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë të Veriut në vitin aktual. Projekt-ligji është i nevojshëm për harmonizim me dekretet e miratuara më parë, thuhet në kumtesë.

Related posts

Pista në aeroportin e Shkupit do të rinovohet në pranverë

admin

Kovaçevski: Në vitin 2021 realizuam 79 për qind të investimeve kapitale, vazhdojmë me ritmin e njëjtë

admin

Banka Zhvillimore: Banka të reja të kyçyra në skemën garantuese shtetërore

admin