19.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Kosovë

Propozimi për shtyrjen e zgjedhjeve, Krasniqi: LVV po luan me kartën e sigurisë

Analisti politik, Albert Krasniqi ka komentuar propozimin për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

Krasniqi në një postim në Facebook, ka shkruar se sa herë që Lëvizja Vetëvendosje tenton t’i japë shtysë përmbushjes së ambicieve për pushtet, prodhon nga një krizë.

Ai tha se Vetëvendosja po luan kartën e sigurisë, pasi sipas tij nga kjo përpjekje nuk humbet asgjë.

Krasniqi thekson se nëse VV-ja nuk ia del t’i shtyejë zgjedhjet, e fajëson opozitën për rritjen e rasteve me COVID-19 dhe në këtë formë shfajësohet për dështimin në menaxhimin e pandemisë.

Postimi i plotë:

Sa herë që LVV tenton t’i jap shtysë përmbushjes së ambicieve për pushtet – prodhon nga një krizë.
Kështu ishte me provokimin e mocionit të mosbesimit. Reciprociteti aq i rëndësishëm atëherë – sot u harrua; pasi ishte vetëm pjesë e skenarit “Rënia e nevojshme për ngritjen e domosdoshme”.
Kështu ishte me insistimin për certifikimin e kandidatëve të dënuar për vepra penale. Ndonëse vet kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që personave të tillë t’u mohohet kandidimit. Qëllimi ishte të paraqitej si viktimë e pushtetit për të mobilizuar votuesit!
Kështu ishte me zgjedhjen e Presidentes nga lista e saj. Inicioi papritur ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme – për të mundësuar votimin e diasporës nëpër ambasada – me qëllim të shantazhit ndaj opozitës.
Kështu po duket të jetë edhe tash me skenarin për shtyrje të zgjedhjeve lokale. Po luanë kartën e sigurisë, pasi nga kjo përpjekje nuk humbet asgjë.
Nëse nuk ia del – në zgjedhje hynë më sigurt. Nëse numrat e rasteve me COVID-19 rriten, opozita fajësohet pasi ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve. Vetës i krijon epërsi morale dhe pastrohet nga dështimi për menaxhimin e pandemisë.
Nëse ia del – I jep kohë vetës të rikuperohet, të gjejë ndonjë kontratë të dëmshme të qeverive të kaluara – që sigurisht ka mjaftë të tilla – e të marrë ndonjë vendim për rritje pagash e shtesash që përkthehet në vota.

Sa herë që LVV tenton t'i jap shtysë përmbushjes së ambicieve për pushtet – prodhon nga një krizë. Kështu ishte me…

Posted by Albert Krasniqi on Sunday, September 12, 2021

Related posts

Ish-shefi i AKI-së: Protestat e organizuara në veri janë skenar që Serbia e përdorë për 14 vjet rresht

Admin

Kurti uron Olaf Scholz: Fitorja e partisë suaj, sinjal i fuqishëm për progres politik

Admin

Rama në Prishtinë: Heqja e kufirit mes nesh alarmon më shumë Brukselin sesa Beogradin

Admin

Zyra e presidencës hedh poshtë raportimet se DASH ka hedhur kritika ndaj Osmanit për aksionin në veri

Admin

Komisioni për të pagjeturit demanton pohimet për kthimin e eshtrave të Ukshin Hotit

Admin

Valon Tolaj dorëhiqet nga pozita e drejtorit menaxhues të AKP-së

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com