24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Pronari i Besa Transit: Nuk e di si ka ndodhur ngjarja, nga ora 3 kam ardhur në vendngjarje

Shkup, 23 nëntor – Ngushëllime për të gjithë familjarë e viktimave ka shprehur pronari i kompanisë turistike “Besa trans” në një bisedë telefonike për TV21.

Thotë se nuk e di as ai se si ka ndodhur rasti dhe se gjendet në vendin e ngjarjes që nga ora 3 e mëngjesit për të mësuar shkaqet që kanë sjellë deri te aksidenti.

“Nuk e di se si ka ndodhur rasti. Që nga ora 3 e mëngjesit jam në vend të ngjarjes për të marr informacione nga institucionet bullgare, por deri më tani ende nuk dihen shkaqet”, tha ai.

Ndërkaq, mëngjesin e sotëm një tragjedi ka kapluar Maqedoninë e Veriut. Një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgaria, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë.

Në aksident jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë.

Related posts

Dendias: Pavarësisht nga qeveritë marrëveshjet duhet të respektohen

admin

Sllatinë/ BDI mposhti ASH-në me rezultat 1143 – 527

admin

Kryeministri holandez Rutte të mërkurën për vizitë në Shkup, pritet në takim nga kryeministri Zaev

admin