19.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Maqedoni TOP LAJM

Prokuroria demanton, ende s’kanë arritur ekspertët gjermanë: Priten ditëve në vijim

Shkup, 11 shtator – rokuroria Publike ka reaguar në lidhje me informacionin që ka qarkulluar sot se ekspertët gjermanë kanë arritur në vend për të kryer forenzikën për zjarrin tragjik në Qendrën Kovid në Tetovë.

“Në lidhje me shkrimet në mediat që u publikuan gjatë ditës së sotme, Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut e informon publikun se ekipi prej ekspertësh nga Policia kriminalistike e Gjermanisë, i cili duhet të ndihmojë në verifikimin e shkaqeve të zjarrit në Qendrën Kovid të Spitalit të Tetovës, duhet të arrijë në vend ditëve në vijim“, thanë nga Prokuroria.

Në ndërkohë, kanë shtuar se ekipi i prokurorëve të Prokurorisë së Tetovës dhe Shkupit vazhdojnë intensivisht të ndërmarrin aktivitete për hetim të ngjarjes tragjike.

“Priten rezultatet nga ekspertizat dhe po merren në pyetje të gjithë personat të cilët me njohuritë e tyre mund të ndihmojnë për zbulimin e shkaqeve të zjarrit”, përfundojnë nga Prokuroria.

Në ngjarjen tragjike që ndodhi në Qendrën Kovid në Tetovë mbrëmjen e 8 shtatorit, vdiqën 14 persona dhe 12 të tjerë u lënduan.

Zjarri që kaploi këtë Qendër, shkrumboi gjithçka për pak minuta.

Related posts

Forum i sigurisë në Ohër: Qasje kolektive për përgjigje të suksesshme ndaj kërcënimeve të reja të sigurisë

Admin

Borrell për B.Perëndimor: Është në zemër të Evropës, kemi përgjegjësi për paqe

Admin

Regjistrohet tërmet në Maqedoni

Admin

Ziadin Sela: Pas zgjedhjeve lokale do të rrëzohet kjo qeveri!

Admin

Bexheti: Gasifikimi i Tetovës një projekt gjigant që do e realizojmë për qytetin tonë (VIDEO)

Admin

Zudi Koka: Po të mos ishte ASH, vota ime do të shkonte për Sermine Purrinin

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com