22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Projekt i UNDP-së për mbështetje të riintegrimit efektiv të të kthyerve nga vendet e BE-së

Shkup, 19 nëntor – Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në partneritet me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe vetëqeverisjes lokale dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian, ka nisur aktivitetet në kuadër të projektit rajonal “Përforcimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të kthyerve në Ballkanin Perëndimor”.

Aktivitetet e projektit do të zbatohen për tre vjet e gjysmë për të mbështetur riintegrimin efektiv të të kthyerve nga vendet e BE-së me fokus të veçantë te romët. Në të njëjtën kohë, do të bëhen përpjekje për të përmirësuar kapacitetet e institucioneve në nivel lokal dhe qendror në Ballkanin Perëndimor për t’iu përgjigjur në mënyrë më efektive nevojave të kësaj kategorie të rrezikuar.

Aktivitetet në vendin tonë do të zhvillohen në tri pilot komuna – Prilep, Shtip dhe Shuto Orizare, të cilat janë përzgjedhur sipas gjetjeve dhe kritereve të paraqitura në analizën e ekspertëve vendorë, bazuar kryesisht në përqindjen e romëve dhe numrin e të kthyerve që jetojnë në komunat, vlerësimi i kapaciteteve të komunave dhe sektorit joqeveritar dhe potencialeve ekonomike për punësim në nivel lokal.

“Ne kemi nevojë për një qasje sistematike për riintegrimin e të kthyerve në mënyrë që të sigurojmë një agjendë më të gjerë për përfshirje sociale duke zbatuar një sërë aktivitetesh që do të kontribuojnë për një jetë më të mirë dhe kohezion social. Në këtë mënyrë, ne do të ofrojmë politika kohezive që do t’u përgjigjen nevojave të të kthyerve për riintegrimin e tyre, të dizajnuara posaçërisht për politika të rëndësishme për autoritetet në nivel kombëtar dhe lokal për të forcuar kapacitetet e të gjithë aktorëve. Mbështetja teknike që kemi marrë nga UNDP gjatë gjithë këtyre viteve është e rëndësishme, tha Jagoda Shahpaska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Sipas zyrës së UNDP-së në vend, rrezikshmëria në shumë aspekte të të kthyerve do të adresohet përmes zgjidhjeve holistike në afat të shkurtër dhe afatgjatë përmes modeleve të ndryshme të mbështetjes teknike, këshillimit strategjik dhe ngritjes së kapaciteteve të institucioneve.

” Suksesi i ndërhyrjeve në kuadër të projektit do të vlerësohet sipas ndikimit në pozitën ekonomike dhe sociale të të kthyerve dhe familjeve të tyre, por edhe sipas nivelit të përfshirjes së mekanizmave të testuar në kornizat ligjore dhe programet kombëtare për përforcimin ekonomik dhe mbrojtja sociale. Popullsia rome përbën shumicën e të kthyerve nga Evropa Perëndimore, kështu që aktivitetet e projektit do të kontribuojnë në përfshirjen më të gjerë të romëve, tha Armen Grigorjan, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së në vend.

Sipas Eurostat, 17,500 persona nga Maqedonia e Veriut kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian në dhjetë vitet e fundit, shumica prej tyre romë. Parashikohet që shifra të jetë edhe më alarmante për shkak të numrit të personave që largohen sezonalisht nga BE dhe kthehen vullnetarisht.

Projekti është pjesë e IPA II Multi-Country Action, mbështetje e BE-së për të drejtat themelore të komunitetit rom dhe riintegrimin e të kthyerve, zbatuar nga UNDP, Banka Botërore dhe Këshilli i Evropës, i realizuar në Serbi, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Related posts

LSDM: Dita e diel do të jetë ditë pushimi

admin

Xhaferit i ka arritur kërkesa për tërheqjen e nënshkrimeve nga 17 deputetë

admin

Editorial/ Në krizën më të thellë euro-integruese, Maqedonia nuk ka ambasadorë në SHBA, OKB e Kanadë

admin