15.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Programi për zvogëlimin e ndotjes së ajrit mes pikave në seancën e rregullt të Qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut, sot do të mbajë seancën e saj të 44-të të rregullt, me disa pika në rendin e ditës nga programi i saj i punës dhe në interes të qytetarëve.

Në seancën e sotme para ministrave të Qeverisë do të paraqitet Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për fondet e investimeve.

Me propozim të Ministrisë së Financave, në këtë seancë është në rendin e ditës Raporti mbi negociatat e përfunduara për përfundimin e marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për inkurajimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve.

Ministrat, sot do të diskutojnë Propozim-programin për zvogëlimin e ndotjes së ajrit për vitin 2021, si dhe Informacionin në lidhje me realizimin e Projektit për sistemin kolektor nga Radozhda deri në Kalishtë-Strugë.

Seanca e rregullt e 44-të e Qeverisë është planifikuar të fillojë në orën 12:00 dhe për vendimet e miratuara do t’i njoftohen opinonit përmes kumtesës sapo të përfundojë.

Related posts

Arsovska nuk pranon debat me Shilegovin: Më degradon dhe mi mohon cilësitë e mia

Admin

Arifi: Ne thirremi në punën tonë paraprakisht

Admin

Taravari merr mbështetje edhe nga partia turke në Gostivar

Admin

Maqedoni, do të vlejnë fletëvotimet që nuk do të kenë vulë

Admin

Seanca e 115 e Qeverisë, ja vendimet

Admin

Istrefi: Prioritet i parë do te jetë zgjidhja e kaosit urbanistik në Strugë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com