12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Bota Ekonomi

Prodhimi industrial në BE shënoi rënie prej 8 për qind

Prodhimi industrial në Bashkimin Evropian (BE) u ul me 8 për qind në vitin 2020 krahasuar me vitin e mëparshëm për shkak të pandemisë COVID-19.

Sipas Zyrës evropiane të Statistikave, prodhimi industrial në Eurozonën me 19 anëtarë u ul me 1.6 për qind në dhjetor krahasuar me nëntorin dhe me 0.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjithashtu, ky prodhim në BE u ul me 1.2 për qind në muajin dhjetor 2020 krahasuar me muajin nëntor 2020 dhe 0.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Nga ana tjetër, krahasuar me një vit më parë, mesatarja e prodhimit industrial të vitit 2020 u ul me 8 për qind në BE dhe 8.7 për qind në Eurozonë.

Midis vendeve të BE-së, rritjet më të larta mujore të prodhimit industrial në muajin dhjetor 2020 u regjistruan në Danimarkë me 2.4 për qind, Portugali me 1.8 për qind dhe Luksemburg dhe Estoni me 1.6 për qind.

Ndërkaq, rënia më e lartë në prodhimin industrial në muajin dhjetor 2020 u regjistrua në Hungari me 2.5 për qind, Belgjikë me 1.9 për qind dhe në Finlandë me 0.9 për qind.

Related posts

Zëdhënësi i Clinton: Gjendja e tij është përmirësuar, pritet të lirohet sot nga spitali

Admin

Çmimi i UNESCO-s për Arsimimin e Vajzave dhe Grave 2021, mbështetje për një rol unik të tyre

Admin

Gazpromi rus po e thellon krizën energjetike në Evropë

Admin

Drejtori i Doganës së Kosovës flet për operacionin kundër rrjetit të kontrabandës – malli kishte destinacion një vend të BE-së

Admin

Policia australiane ka konfiskuar ngarkesën më të madhe ndonjëherë të heroinës, me vlerë prej 104 milionë dollarë

Admin

Olaf Scholz mund të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com