21.7 C
Skopje, NM
24/06/2021
DailyNews.mk
Ekonomi

Privatizimi i ndërmarrjeve publike, OEMVP: Eliminon kostot, përmirëson ekonominë

Privatizim të plot apo partneritet publiko privat, qeveria kërkon zgjidhje për ndërmarrjen Posta e Maqedonisë si një nga ndërmarrjet kryesore që realizon humbje në vazhdimësi. Qeveria ka angazhuar ekipin e saj për një studim fizibiliteti për fatin e postës.  

Statistikat numri i të punësuarve në sektorin e postës në vitin 2018 në të gjithë kompanitë shërbyese  është 2971 persona nga të cilët 2141 janë të punësuar në Postën e Maqedonisë ndërsa 830 të tjerë në kompanitë që ofrojnë shërbime postare.   Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave Posta e Maqedonisë në komunitetet në nivel vjetor realizon humbje në vlerë prej 2.7 milion euro ndërsa humbja totale kap shifrën e 10 milion eurove.  

Nga OEMVP thonë se është i nevojshëm privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore që punojnë me humbje jo vetëm i postës së Maqedonisë por i gjitha ndërmarrjeve me të vetmin qëllim përmirësimin e ekonomisë në plan afagjat.  

“Privatizimi si proces ka për qëllim ti eliminon kostot e mëdha që vijnë nga jo produktiviteti I subjekteve që janë në kuadër të qeverisë. Subjektet që I nënshtrohen këtij procesi transformohen në subjekte që duan të jenë më kompetitive dhe sitë tilla përmirësojnë peformacat e tyre në krahasim me periudhën që kanë qenë paraprakisht. Kompanitë iniciojnë avansimin e tyre teknologjik të asaj që botërisht njihet si know how,  qasjes së tyre ndaj tregjeve vendore dhe të huaja .Duhet pasur parasysh se efekti I par I menjëhershëm që mund të jetë nga privatizimi është zvoglimi I të hyrave direkte në arkën shtetërore, por pritjet janë që pas privatizimit subjektet të performojnë më mir dhe efekti pozitiv në ekonominë e vendit është në plan afatgjatë”, u shpreh Durim Zeqiri nga EMVP.  

Tregu i shërbimeve postare në Maqedoninë e veriut nga 1 janari duhet të liberalizohet plotësisht sipas dispozivate aktuale të ligjit për shërbimet postare të cilat parashikojnë heqjen e zonave të rezervuara.

Më 31 dhjetor të këtij viti përfundon prolongimi i 5 i liberalizimit dhënë me kërkesë të Postës së Maqedonisë mbetet të shihet se cila nga dy opsionet e ofruara (marrja përmes partneritetit publiko privat, apo privatizim i plotë)  do të realizohet.  

Gjtiha rekomandimet e BE-së janë që të shitet posta e Maqedonisë por që deri më tani kjo gjë nuk është bërë nga asnjë qeveri. Zaev thotë se egziston idea dhe për privatizimin e ndërmarrjes Hekurudhat e Maqedonisë, eurokompozit dhe Tec Negotin.

Related posts

SHBA kufizon eksportet për pesë kompani kineze, ishin të përfshira në shkeljen e të drejtave të njeriut

NEFAIL EMINI

Miliona njerëz u bënë milionerë gjatë pandemisë Covid

NEFAIL EMINI

“Forumi ekonomik Shkup”, debate për stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon, zhvillimi ekonomik

NEFAIL EMINI

OPEC pritet të diskutojnë rritjen e prodhimit të naftës për të përmbushur rritjen e kërkesës

NEFAIL EMINI

Kina u ka kërkuar bankave që të ndalojnë transaksionet me monedha virtuale

NEFAIL EMINI

Bitcoin shënon një tjetër rekord negativ

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More