28.8 C
Skopje, NM
16/09/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Prishtinë, Hasani dhe Zemaj folën për heqjen e testeve PCR

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, ka takuar në Prishtinë ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj.

Në takim u diskutua lidhur me situatën epidemiologjike në të dy shtetet dhe masat e marra nga të dy qeveritë për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Po ashtu u shqyrtua edhe mundësia e rishikimit të masave lidhur me qarkullimin midis dy shteteve.

“Në takim u theksua se përmirësimi i situatës lidhur me Covid-19 në dy vendet tona, jep mundësinë e rishikimit të masave lidhur me qarkullimin midis dy shteteve, duke ndihmuar kështu edhe subjektet e fushës ekonomike që të përballojnë situatën e krijuar nga Covid-19”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e tij në Facebook.

Në ndërkohë në negociatat mes grupit të punës nën udhëheqjen e përfaqësuesit të Ambasadës së SHBA-ve në Shkup, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi janë pajtuar për heqjen e testit njëkohësisht, ndërsa gjatë javës pritet qëndrimi përfundimtar i Qeverive në Bosnjë dhe në Serbi.

Related posts

MMJPH: Filloi shënimi i Javës evropiane të mobilitetit 2021

Admin

Gjykata Penale: Nëse Rashkovski keqpërdor lejen për të dalë, atëherë do t’i caktohet paraburgim

Admin

Tre të vdekur në qendrën Kovid, ulet numri i kontrolleve

Admin

Zaev për Ballkanin e Hapur: Kosova si shtet i pavarur i ndërton qëndrimet e veta, ne i respektojmë ato

Admin

Maqedonia e Veriut dhe Kosova me kontroll të përbashkët doganor në vendkalimin kufitar hekurudhor Bllacë – Hani i Elezit

Admin

Njerëz të Musa Xhaferit “ndezin motorët“ në përkrahje të Nevzat Bejtës

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com