19.8 C
Skopje, NM
21/06/2021
DailyNews.mk
Bota

Princi William dedikon një çmim “Nobel” për mjedisin

Princi William dhe Sir David Attenborough kanë bashkuar forcat për të nisur atë që shpresojnë të bëhet “Çmimi Nobel për mjedisin”. Ata synojnë që të sigurohen të paktën 50 zgjidhje për problemet më të rënda mjedisore në botë deri në vitin 2030.

Me 50 milion £ që jepen gjatë një dekade, “ÇmimiEarthshot” është çmimi më i madh që është dhënë ndonjëherë për mjedisin. William tha se donte që planeti t’u dorëzohej brezave të ardhshëm “në një gjendje më të mirë sesa e gjetëm ne”, teksa bëri thirrje për “projekte të shkëlqyera inovative”.

Çmimi“Earthshot”, do të ndahet çdo vit për pesë persona, organizata apo grupe, përzgjidhjet ndaj pesë objektivave; mbrojtja dhe restaurimi i natyrës, pastrimi i ajrit, rijetësimi i oqeaneve, ndërtimi i një bote pa mbetje dhe korrigjimi i klimës.

Qëllimi është që Pallati mbretëror ta bëjë çmimin një nga më prestigjozët në histori. Çdo fitues do të marrë 1.3 milionë dollarë, pak më shumë se fituesit e çmimit Nobel. Për çmimet e para “Earthshot”, nominimet do të hapen më 1 nëntor, duke filluar me Londrën në vjeshtën e 2021.

Related posts

Nis Samiti në Vjenë, këto janë temat që do të diskutohen

NEFAIL EMINI

Vladimir Putin vlerëson profesionalizmin e Joe Biden: Lider i aftë

NEFAIL EMINI

Suedia në krizë politike, javën e ardhshme mocion mosbesimi ndaj qeverisë

NEFAIL EMINI

Presidenti turk ia bën të qartë homolugut të ti amerikan: Nuk ndryshojmë qëndrim për raketat ruse

NEFAIL EMINI

Iranianët votojnë sot për të zhgjedhur presidentin e ri

NEFAIL EMINI

Izraeli sulmon sërish Gazën

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More