24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Prezantim i Analizës funksionale të gjykatave themelore

Shkup, 18 nëntor – Qendra për hulumtime dhe analiza juridike (QHJ), sot do ta prezantojë Analizën funksionale të gjykatave themelore dhe Planin për përmirësimin e punës dhe kushteve në gjykatat themelore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Analiza funksionale e përfshin në tërësi punën e gjykatave themelore përmes zonave kyçe për gjyqësi, gjegjësisht shkallën e pavarësisë dhe paanshmërinë, efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien në punën dhe cilësinë e drejtësisë gjyqësore, ndërsa janë analizuar edhe aspektet të cilat janë të nevojshme në punën e përditshme të gjykatave themelore gjegjësisht kapacietetet njerëzore, specializimi dhe avancimi, qasja e teknologjisë informatike dhe pajisja, kushtet hapësinore për punë dhe qasje tek gjykatat, si dhe financimi i gjyqësisë në tërësi”, thonë nga Qendra për hulumtime dhe analiza juridike.

Në ngjarje është paralajmëruar fjalim i ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe i shumë gjykatësve dhe profesorëve universitarë.

“Konkludimi i përgjithshëm për punën e gjykatave themelore është se ekzistojnë disa mungesa dhe dobësi sistematike në funksionimin e pushtetit të plotë gjyqësor, ekipim të kuadrit profesional gjyqësor dhe mjete të qasshme teknike dhe financiare. Por edhe krahas kësaj mund të konstatohet se gjykatat themelore maksimalisht i shfrytëzojnë kapacitetet e disponueshme për sigurimin e minimum kushteve për funksionimin e gjykatës”, shtojnë nga QHJ-ja.

Analiza është një prej rezultateve kryesore të projektit “Vendosja e mjeteve analitike dhe të monitorimit për mbështetjen e reformave në gjyqësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, e mbështetur nga Ambasada britanike në Shkup. Fjalim në ngjarje do të ketë edhe ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, duke përfshirë edhe gjykatës dhe profesorë universitarë.

Related posts

“Besa trans” Shkup me telegram ngushëllimi për tragjedinë në Bullgari

admin

Buçkovski: Zgjedhjet në Bullgari janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut dhe negociatat me BE-në

admin

I moshuari nga Gostivari gjendet i vdekur pranë ujërave të Lumit Vardar

admin