18.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Opinion

Presidenti, si Karabina

Nga Ardit Rada

Kush mendon se e komplekson Ilir Metën duke i vënë në dukje se i ka hyrë fushatës elektorale me kokë, gabohet. Edhe gjuha që përdor për kërcënime nuk është aspak e papritur prej tij. Është njëjti President që i sapozgjedhur në vitin 2017, nuk diti ta mbante ‘kurorën’ që i vuri Kuvendi, por brodhi në çdo miting LSI-je kundër timonit që kërkonte Edi Rama.

Madje për rrahjen e një militant të tij diku nga Lezha bëri thirrje të merren armët. Dhe me Ilir Metën nuk funksionon kurrë shprehja “e shkuar, e harruar” ndaj edhe këtë punën e armëve e përmendi edhe me përplasjen që kishte me KED, edhe kur dekoronte nga tre here Mujo Ulqinakun e Vasil Laçin vetëm që t’i lidhej fabula.

Pas votimit të Kodit Zgjedhor në Kuvend, ai ka rinisur kërcënimet ndaj deputetëve. Janë po të njëjtët që do t’i shpërndante njëherë, por tani ka zgjedhur ‘metodë’ të re. Presidenca ka paralajmëruar se me të gdhirë e marta, do të publikojë të gjithë emrat e ligjvënësve që votuan pro Kodit dhe që sipas saj përmes votës kanë sjellë izolimin e Shqipërisë deri në 25 prill. Sigurisht që në deklaratë nuk ka munguar edhe gjaku, ku Meta shprehet gati për të dhënë jetën e tij, por jo lirinë.

Pozitive është vetëm pjesa që këtë radhë ai nuk do ta vrasë veten si Salvador Allende, por do luftojë derisa të vritet. Pastaj pjesa tjetër mbetet sërish problem, kur mendon linçimin që do t’i bëjë deputetëve. Meta, pra, ka adaptuar sitlin e Mirela Karabinës kur në protestat për Teatrin lexonte me zë të lartë “armiqtë e popullit” në Këshillin Bashkiak. Një listë ajo e mbushur me gafa, ku disave u ngatërrohej mbiemri, e disa nuk ishin këshilltarë fare, por që tregoi nivelin e seriozitetit dhe të përgatitjes së opozitës. Sot, tregon nivelin e Presidencës. Tani duhet parë vetëm se si do t’i nëmi deputetët që votuan pro Kodit.

Fjala bie, ç’do thotë për deputeten e Lezhës që ka dalë nga lista e LSI. Ajo për të cilën dha zarfin me lekë para kamerave në fushatën e vitit 2017. Domethënë e dha për të dalë Viktor Tusha deputet, por ky shfrytëzoi rastin kur Meta ishte në Gjermani dhe dogji mandatin. Banale, por tronditëse!

Related posts

Rikthim i frikshëm i skenarëve destabilizues në rajon

Admin

Zaev merr mbështetje nga Ministri i parë i Punëve të Jashtme, Maleski: Pajtimi dhe e vërteta historike shkojnë së bashku

Admin

Raportimi për COVID-19, përdorimi dhe citimi burimeve origjinale

Admin

Avokat Ngjela: Vuçiç është i pafuqishëm, prandaj bërtet

Admin

Reciprociteti fillon e mbaron në Jarinjë e Bërnjak

Admin

Zgjedhja e reciprocitetit si rebusi politik Vuçiq – Kurti

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com