18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Presidenti polak Andzhej Duda për vizitë në Shkup

Shkup, 19 nëntor – Presidenti Stevo Pendarovsi sot do të jetë nikoqir i presidentit të Republikës së Polonisë, Andrej Duda, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Duda, do të pritet me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake në Kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Është paraparë që dy presidentët të mbajnë takim tet- a -tet, pas çka do të vijojë takim plenar i dy delegacioneve.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, presidenti Duda do të ketë takime edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me kryetarin e Qeverisë, Zoran Zaev.

Duda dhe Pendarovski të njëjtën ditë do të mbajnë fjalim edhe në hapjen e Forumit ekonomik Poloni-Maqedoni e Veriut, që do të mbahet në hotelin Meriot në Shkup.

Dy presidentët do të vendosin kurora me lule në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi”.

Related posts

Vepër e re penale në komunikacion: Nëse ka viktima në aksident, së paku 4 vjet burg

admin

Konferenca e nëntë ndërkombëtare e SHPRM-së

admin

VMRO-DPMNE kërkon dorëheqje nga Spasovski dhe Boçvarski për aksidentin e autobusit

admin