20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Presidenti Pendarovski organizoi pritje me rastin e 70-vjetorit të Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë”

Shkup, 9 nëntor – Presidenti Stevo Pendarovski sot organizoi pritje me rastin e shënimit të 70-vjetorit të themelimit të Fakultetit Juridik”. Pritja te shefi i shtetit, në të cilën mori pjesë rektori i Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup dhe anëtarët e Dekanatit të Fakultetit Juridik, është organizuar në kuadër të shënimit të jubileut të rëndësishëm të këtij fakulteti, i cili mbahet nën patronazhin e presidentit Penadrovski, informojnë nga Kabineti i tij.

“Presidenti Pendarovski, duke e uruar jubileun e Fakultetit Juridik ‘Justiniani i Parë’, e theksoi rolin e tij në ndërtimin e shtetit bashkëkohor maqedonas, kontributin në sistemin tonë juridik dhe politik, si dhe në proceset e zhvillimit demokratik të shtetit. Duke u dëshiruar edhe shumë vite punë të suksesshme dhe të frytshme, presidenti Pendarovski shfaqi bindje se Fakulteti Juridik edhe në të ardhmen do të japë propozime kreative dhe njerëz të cilët do të mund të udhëheqin procese pozitive në shtet për përballje të suksesshme me sfidat bashkëkohore për çështjet më të rëndësishme shoqërore”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të presidentit.

Për rëndësinë e jubileut, si dhe për përgjegjësinë e kësaj konference profesorë, në pritjen folën edhe Nikolla Jankullovski, rektori i Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup, dhe Sasho Georgievski, dekani i Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë”.

Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë”, i themeluar më 3 nëntor të vitit 1951, është institucioni më i vjetër i arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga sfera e shkencave juridike, politokologjisë dhe komunikimit. 

Related posts

Pendarovski: Jemi të gatshëm për ta dhënë kontributin tonë në transformimin e Evropës në kontinentin neutral ndaj karbonit

admin

LSDM nuk mbështetë zgjedhje të parakohshme parlamentare

admin

Deri tani në Maqedoni janë rivaksinuar 35% e popullatës

admin