15.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Maqedoni

Presidenti Pendarovski në Forumin global të sigurisë “GLOBSEK 2020”

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot në Bratisllavë do të marrë pjesë në Forumin global të sigurisë “GLOBSEK 2020”, ku do të mbajë fjalim me temë “Ballkani Perëndimor pas Kovid-19”.

Gjatë vizitës së punës në Bratisllavë, është paraparë që Pendarovski, siç kumtoi kabineti i tij, të realizojë takim bilateral me presidenten e Sllovakisë, Suzana Çaputova, me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd, Mirosllav Lajçak dhe zëvendës kryeministren për integrim evropian dhe euroatlantik të Ukrainës, Olga Stefanishna.

Forumi i sivjemë “GLOBSEK 2020” mbahet nën moton “Së bashku ta shërojmë botën – rikuperim pas mbylljes së tërësishme”, ndërsa temat e diskutimit janë përqëndruar në ndikimin e krizës nga Kovid-19 ndaj më shumë sferave nga jeta shoqërore, ekonomike, sociale dhe politike, si dhe mundësitë për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme në periudhën që vijon.

Në konferencë do të marrin pjesë shefa të shteteve dhe qeverive, ministra të punëve të jashtme, delegacione parlamentare, përfaqësues të komunitetit të biznesit, si dhe përfaqësues të shumtë të tink-tenk organizatave joqeveritare ndërkombëtare nga Evropa dhe bota. Sesionet në kuadër të GLOBSEK-ut mund të ndiqen me transmetim të drejtpërdrejtë në ueb faqen e tyre: www.globsec-week.org/bratislava-forum , thuhet në kumtesë.

Related posts

Forum i sigurisë në Ohër: Qasje kolektive për përgjigje të suksesshme ndaj kërcënimeve të reja të sigurisë

Admin

Borrell për B.Perëndimor: Është në zemër të Evropës, kemi përgjegjësi për paqe

Admin

Regjistrohet tërmet në Maqedoni

Admin

Ziadin Sela: Pas zgjedhjeve lokale do të rrëzohet kjo qeveri!

Admin

Bexheti: Gasifikimi i Tetovës një projekt gjigant që do e realizojmë për qytetin tonë (VIDEO)

Admin

Zudi Koka: Po të mos ishte ASH, vota ime do të shkonte për Sermine Purrinin

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com