15.8 C
Skopje, NM
13/06/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Presidenti Meta pret në takim Nikos Dendias, diskutim për detin

residenti i Republikës,  Ilir Meta priti sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Helene, Nikos Dendias.

Presidenti Meta u shpreh se marrëdhëniet Shqipëri-Greqi janë ndër prioritetet kryesore të politikës sonë të jashtme dhe theksoi se këto marrëdhënie duhet të vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë, të lidhura nga interesat strategjike, partneriteti i ngushtë në NATO, perspektiva e përbashkët europiane dhe interesat ekonomike të të dy vendeve.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë, si një qëllim kombëtar dhe strategjik të saj.

Kreu i Shtetit vlerësoi se pakica greke në Shqipëri është një urë e fortë për miqësinë tonë të gjatë dhe së bashku me shqiptarët që jetojnë në Greqi përbëjnë themelet e marrëdhënieve tona të shëndosha dhe afatgjata.

Gjithashtu, Presidenti Meta shprehu mirënjohje për solidaritetin dhe mbështetjen e Greqisë në rastin e tërmetit të 26 nëntorit 2019, si dhe për bashkëpunimin në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Në lidhje me çështjen e delimitimit të hapësirës detare ndërmjet dy vendeve, Presidenti i Republikës theksoi se ai ka inkurajuar dhe do të inkurajojë që ajo të trajtohet përmes një dialogu të sinqertë dhe respekti reciprok, duke synuar një zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme.

“Marrëveshja për këtë çështje të rëndësishme duhet të jetë në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, me legjislacionin e të dy vendeve dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, – nënvizoi Presidenti Meta.

Related posts

Analizë/ Rikthimi i SHBA-ve në Ballkan, sinjal i mirë për rajonin

NEFAIL EMINI

David Philips: Vetëm SHBA ka kapacitetin për të detyruar një marrëveshje Kosovë-Serbi

NEFAIL EMINI

Kërkesa globale për naftë pritet të rritet me 6% dhe të kthehet në nivelet parapandemike

NEFAIL EMINI

Optimizëm para samitit të BE-së, Shkupi shpreson Sofja të reflektojë nga presioni ndërkombëtar

NEFAIL EMINI

Ministres serbe të Punës i ndalohet hyrja në Kosovë

NEFAIL EMINI

Në Mbretërinë e Bashkuar nis sot samiti i vendeve më të industrializuara

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More