19.8 C
Skopje, NM
21/06/2021
DailyNews.mk
Kovid-19 Sport-al

Prekazi: Fitorja u dedikohet atyre që u infektuan me COVID-19

Përzgjedhësi i Kosovës U-21, Rafet Prekazi, ka thënë se kanë qenë evidente telashet si në përfaqësuesen A ashtu edhe U-21.

Ai ka thënë se fitorja e sotme ndaj Andorrës i dedikohet të gjithëve, veçanërisht lojtarëve të infektuar me COVID-19.

Te Kosova para ndeshjes katër lojtarë dhe një anëtar i stafit ishin të infektuar me virus.

“Dihet që kemi shumë telashe edhe në A edhe në U-21. Kemi lojtarë me virus, është dashur të izolohemi. Ia urojë fitoren të gjithëve, sidomos lojtarëve me virus. Kam menduar shumë gjatë lojës çfarë zëvendësime të bëjë”.

“Lojtarët kanë pasur raste, por jo mjaftueshëm agresivitet. Lojtarët kanë kërkuar zëvendësime, kishim shumë telashe, por u shpërblye angazhimi. E kemi merituar fitoren. I kemi fituar dy ndeshjet e para, kemi menduar që do të bëjmë vepra të mëdha, por dhjetë lojtarë të atij ekipi nuk luajnë”.

“Kemi sjellë lojtarë të rinj. Ka shumë lojtarë të vitit 2000 e 2001. Patëm shumë telashe me lojtarë dhe kemi marrë shumë lojtarë të rinj për të ndërtuar ekipin për kualifikimet e ardhshme”, ka thënë Prekazi.

Related posts

Chiellini konfirmon: Dola me kohë duke parandaluar lëndimin, jam mirë

Lea Musliju

Luis Enrique konfirmon: Morata do të jetë titullar ndaj Polonisë

Lea Musliju

Deschamps konfirmon: Pavard evitoi një lëndim, është i gatshëm për Hungarinë

Lea Musliju

Suedia – Sllovakia, formacionet zyrtare

Lea Musliju

UEFA mund ta ndryshojë lokacionin e gjysmëfinaleve dhe finales së “Euro 2020”

Lea Musliju

De Bruyne shpjegon festën e “heshtur” të golit ndaj Danimarkës

Lea Musliju

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More