18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Prej orës 8:00 deri në orën 13:00 janë sanksionuar 29 këmbësorë në Tetovë

Tetovë, 16 nëntor – Policia e Tetovës dënoi disa këmbësorë për kalim jo të drejtë të rrugës dhe shkelje të tjera të parapara me ligjin për siguri në komunikacion. Prej orës 8:00 deri në orën 13:00 janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 29 kundërvajtje, siç janë kalimi jo i sigurt u rrugëve, mosrespektimi i sinjalizimit ndriçues, mosshfrytëzimi i trotuareve për lëvizje.

Në rajonin e SPB Tetovë është zbatuar kontroll aksioni i këmbësorëve dhe sjelljes së tyre si pjesëmarrës në komunikacion. Gjatë kontrollit u zbuluan dhe sanksionuan gjithsej 29 kundërvajtje përkatësisht po aq këmbësorë të cilët nuk i respektuan dispozitat e Ligjit për siguri në komunikacion”, informoi zëdhënësi Marjan Josifovski.

Gjatë kontrollit, gjithashtu, janë sanksionuar edhe 10 lloje të tjera të kundërvajtjeve. Për të gjithë kundërvajtësit janë përgatitur parashtresa adekuate. 

Related posts

Ja emrat dhe mosha e të gjitha viktimave nga aksidenti në Bullgari

admin

Kasami prezanton projektet që do t’i realizojë në 100 ditët e para të qeverisjes me Tetovën (Video)

admin

Për shkak të një aksidenti ndërpritet komunikacioni në aksin Strumicë – Vallandovë

admin