22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Prefekti i Pernikut, Stanisllav Vlladimirov: Në këtë aks shpesh ka fatkeqësi, kjo rutë është ndër më të vështirat në Bullgari

Sofje, 23 nëntor – Autobusi ka hequr rreth 50 metra të rrethojës mbrojtëse, deklaroi prefekti i Pernikut, Stanisllav Vlladimirov para gazetarëve në afërsi të vendit të fatkeqësisë, në të cilën jetën e humbën 46 persona.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sipas Vlladimirov, aksi është i lagësht. Shkaqet e fatkeqësisë mund të jenë të shumta.

Rruga është e lagësht. Kjo pjesë ka tatëpjetë të madhe. Prej dje ka reshje të dobëta të shiut. Nuk mund  të thuhet nëse shkaku është moti i lig, por shkaqet mund të jenë të shumta”, tha Vlladimirov.

Sipas prefektit të Pernikut, në këtë pjesë të rrugës shpesh ndodhin fatkeqësi. Kjo rutë është ndër më të vështirat në Bullgari, ka denivelizim të madh dhe koncentrim të madh të komunikacionit. 

Related posts

Apasiev: Videoja e Kastriot Rexhepit mua mu duk si ato pengjet e organizatave terroriste para ekzekutimit

admin

Komitova: Zjarri në autobusin është shumë i çuditshëm, është përhapur shumë shpejtë

admin

Ohër-Strugë, hotelet para një krize të re

admin