21.4 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
Sport-al

Prandelli merr drejtimin e skuadrës nga Serie A?

Giuseppe Iachini mund të shkarkohet nga Fiorentina, pavarësisht rezultatit kundër Parmës, me Cesare Prandellin që do të emërohej trajner i përkohshëm, raporton La Nazione.

La Viola mund të vendosë të shkarkojë trajnerin e tyre këtë fundjavë, raportojnë mediet në Itali.

Fiorentina ka humbur tre nga gjashtë ndeshjet e para në Serie A këtë sezon, dhe renditet në vendin e 11 në tabelë.

Cesare Prandelli raportohet të jetë në ‘Pole Position’ për të marrë punën e trajnerit te Fiorentina, nëse Iachini shkarkohet.

Prandelli ka qenë një trajner i mirë te Fiorentina në epokën Della Valle, pasi skuadra arriti të luante në Ligën e Kampionëve në sezonin 2009/2010.

Thuhet se Prandelli do të pranonte të nënshkruante një kontratë deri në fund të sezonit, me Fiorentinan që synon të emërojë një trajner të ri gjatë verës.

Related posts

Vdes futbollisti senegalez Papa Diop

admin

Barcelona në kërkim të një qendërsulmuesi, ylli i Napolit vet ofrohet

admin

Inter dëshiron transferimin falas të Di Maria

admin