24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Pothuajse 90 për qind e qytetarëve nuk e kanë parë buxhetin komunal

Shkup, 16 nëntor – Shoqata për hulumtime dhe analiza (ZMAI) në panel diskutimin e sotëm “Përmirësimi i proceseve të buxhetimit lokal në Maqedoninë e Veriut” prezantoi rezultate të hulumtimit dhe indeksit të transparencës së komunave.

Fokusi i hulumtimit ishte vendosur në afirmimin e katër komponenteve kryesore: transparenca, llogaridhënia, përfshirja dhe mbështetja e grupeve të margjinalizuara në procesin e planifikimit dhe realizimit të buxheteve komunale.

“Rezultatet e anketës treguan se qytetarët konsiderojnë që ekziston transparencë e pjesshme në procesin buxhetor lokal. Zbuluam se 89,6 për qind e qytetarëve nuk e kanë parë buxhetin komunal ose versionin e tij qytetar (a.q. prezantim më i thjeshtësuar i buxhetit komunal). Ndërsa 95,1për qind e qytetarëve nuk e kanë parë llogarinë përfundimtare të buxhetit komunal në dy vitet e fundit. Rekomanmdimet e hulumtuesve tanë janë: Përmirësimi i shkrim-leximit financiar, ueb platforma për buxhete lokale, Ndryshimet ligjore për promovim të transparencës, përfshirjes, përgjegjësisë dhe drejtësisë”, informojnë nga ZMAI.

Qëllimi i hulumtimit ishte të propozohen mënyra për përmirësimin e transparencës dhe përfshirjes së qytetarëve në proceset buxhetore në nivel lokal në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me qëllim që të rriten efikasiteti i buxheteve lokale dhe niveli i kënaqësisë së qytetarëve për shpenzimin publik.

Intervista me  të punësuarit në vetëqeverisjen lokale siç thonë nga ZMAI, tregoi se komunat  kanë organizuar aktivitete formale për përfshirje të qytetartëve në procesin e përgatitjes së buxhetit, kryesisht debate publike. 

Related posts

Aksidenti tragjik në Bullgari, liderët e partive politike në Kosovë shprehin ngushëllime për viktimat

admin

Dendias: Shpresojmë në vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, me cilëndo qeveri në Maqedoninë e Veriut

admin

Kiracovski: Prita dorëheqje nga gjithë udhëheqësia e LSDM-së, jo vetëm nga Zaev

admin