-1.2 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Bota Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Portugalia merr presidencën e BE-së

Portugalia, nga sot, mori presidencën e radhës gjashtëmujore të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Presidenca e saj do të përballet me koordinimin e paketës së ndihmës në kohë pandemie dhe me sfidat shëndetësore që paraqet sëmundja COVID-19, përfshirë shpërndarjen e vaksinave.

“Në një moment kur pandemia COVID-19 paraqet sfida të vështira dhe të rëndësishme për BE-në, Presidenca e Portugalisë do të bëjë gjithçka për të siguruar që këta gjashtë muaj të shënojnë fillimin e një cikli të ri në Evropë”, tha Portugalia përmes një deklarate.

Portugalia e mori detyrën nga Gjermania, e cila ka kryesuar presidencën e BE-së në gjashtë muajt e kaluar.

Në dorëzimin e presidencës te kryeministri portugez, Antonio Costa, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha në një video-mesazh se gjashtë muajt e Gjermanisë në krye të Këshillit, janë përqendruar në adresimin e pandemisë.

“Jam e bindur se së bashku do të jemi më të fortë se virusi”, tha Merkel.

Portugalia tha se ka në plan të promovojë një rimëkëmbje gjithëpërfshirëse në Evropë, përmes transformimit klimatik dhe digjital.

Prioritetet e tjera kryesore janë mbështetja e vlerave evropiane dhe e sundimit të ligjit, duke luftuar diskriminimin, duke promovuar pluralizmin në media dhe duke luftuar dezinformimin.

Në politikën e jashtme, Portugalia tha se do t’i forcojë marrëdhëniet me Afrikën dhe Amerikën Latine dhe se do të vendosë një “agjendë të ripërtërirë” me administratën e ardhshme të Joe Bidenit në Shtetet e Bashkuara.

Related posts

EMA miratoi dozën e tretë të vaksinës Moderna

Admin

Ganiu: Që nga 2005 e këtej në Çair është investuar 5 milionë euro në infrastrukturë nëntokësore

Admin

Blerim Bexheti: Jo vetëm Shkupi, po as Qeveria nuk bëhet pa shqiptarët

Admin

Shkupi dhe Kumanova me më shumë raste aktive me coronavirus

Admin

Filipçe: Të rinjtë janë pasuria jonë më e madhe

Admin

Boçvarski dhe Nuredini premtojnë përkrahje të projekteve nga program ii Bejtës

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com