14.9 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Sport

Portierja e Iranit, Zohreh Koudaei dyshohet se është mashkull dhe jo femër – ngriten akuza nga federata e Jordanisë

Zohreh Koudaei është aktualisht njëra ndër protagonistet e rrejteve sociale, pasi ka dyshime në gjininë e saj.

Derisa Jordania dhe Irani zhvilluan një përballje, të gjithë i kishin sytë nga gardiania e këtyre të fundit.

Iranjanet fituan me rezultat 4-2, derisa Koudaei priti jo një, por dy penallti në këtë përballje, dhe pikërisht këtu filluan edhe dyshimet për gjininë e saj.

Tani është hapur një debat i madh në lidhje me këtë situatë të krijuar dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Jordanisë, Princi Ali Bin Al-Hussein, i cili në të kaluarën kishte qenë nënkryetar i FIFA-s, bëri një postim në Twitter që ndezi situatën.

Në tekst thuhet se duhet të bëhet një hetim i plotë dhe verifikim të gjinisë së portieres iraniane, duke sugjeruar thuajse shprehimisht se në fakt bëhet fjalë për një burrë dhe jo për një grua.

Përballë kësaj akuze, përgjigja iraniane nuk ka vonuar shumë. Fillimisht nga e njëjta trajnere, Maryam Irandoust, e cila tashmë e ka cilësuar këtë iniciativë si pretekste të rreme për të mos pranuar disfatën, si dhe ka deklaruar se nuk do të kenë asnjë shqetësim për dorëzimin e asnjë lloj dokumentacioni nëse hetimi do të kryhet.

“Stafi mjekësor ka ekzaminuar me kujdes çdo lojtar të kombëtares për sa i përket hormoneve për të shmangur probleme në këtë drejtim, ndaj u them të gjithë tifozëve të mos shqetësohen”, thuhet në reagim.

Mirëpo, Zohreh Koudaei do të ekzaminohet nga stafi mjekësor i FIFA-s dhe do të nxjerrët e vërteta në pah. 

Related posts

Derisa po festonte me bashkëlojtarët – Fernandes godet sigurimin që tentoi t’i rikthente në fushë pas golit ndaj Chelseat

admin

Contes i ofrohet një shumë e majme për transferime nga Tottenhami

admin

Formacionet e mundshme: Real Madridi me mungesa kyçe ndaj Shakhtarit

admin