26.6 C
Los Angeles
July 2, 2022
DailyNews – MK
Showbiz

Populli shqiptar i dha pikë Serbisë, ndërsa juria profesionale e Kroacisë e vlerësoi me pikët maksimale këngëtaren serbe

Eurovisioni shpesh është komentuar dhe kritikuar si festival i ndikuar politikisht në sistemin e votimit.

Por mesa duket, Shqipëria duket se po i largohet gjithnjë e më shumë “formatit” të dhënies së pikëve ndaj shteteve fqinjë, ose së paku kështu la të kuptohet finalja e mbrëmshme e ‘Eurovision 2022’.

Kjo pasi në rezultatet që u publikuan pas mbarimit të festivalit, u pa se publiku shqiptar “e kishte lëshuar dorën”, duke i dhënë disa pikë modeste Serbisë.

Nga 1 deri në 7 sa janë pikët fillestare, publiku shqiptar me votat e tyre e kishte renditur Serbinë në vendin e shtatë, duke i dhënë tri pikë.

Votimi i publikut në ‘Eurovision 2022’

Serbia u rendit në finale e pesta, përfaqësuar nga Konstrakta me këngën “In Corpore Sano”, duke shënuar një prej rezultateve më të mira të këtij shteti në vitet e fundit në festivalin evropian.

Një tjetër ndodhi interesante që u shënua në votimin e mbrëmshëm ishte fakti se në votimin e jurisë profesionale, Serbia mori një vlerësim maksimal prej 12 pikësh nga Kroacia – shtet ky që gjithashtu njihet për raportet e këqija që ka me shtetin serb.

Related posts

Arbnore Zogjani,një këngëtare e mrekullueshme,me një zë brilant

admin

Bleona merr pjesë në një nga ndejat e “Oscars 2022”, shkëlqen me dukjen atraktive

admin

Grupi “Fisnikët” argëtojnë banorët me muzikë brenda shtëpisë së Big Brother VIP

admin