20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Politikanë bullgarë: Rruga e keqe shkak për tragjedinë?

Aksidenti tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 46 qytetarë nga Maqedonia e Veriut, ka shkaktuar edhe përplasje politike në vendin fqinj. Ka pasur akuza nga disa përfaqësues të partive politike se shkak për aksidentin është rruga e keqe, e projektuar në mënyrë joadekuate. Mirëpo nga partia GERB e cila deri para disa muajve ishin në pushtet, kanë demantuar këto informacione.

“Theksojmë se të gjitha përpjekjet për insuniacione politike se shkaku për incidentin është sipërfaqja e rrugës janë të pabaza. U bëj apel gjitha partive politike se zgjedhjet mbaruan, kurse dezinformatat uk do t’i kthejnë jetët e njerëzve, ka deklaruar Desisllava Atanasova, ërfaqësuese e partisë GERB e cila der para disa muajve ishe në pushtet, transmeton Zhurnal.

Aksidenti është lajm kryesor në të gjitha mediumet bullgare. BGNES shkruan se viktima më e vogël në tragjedinë që ka ndodhur në Bullgari ka 4 vjet, ndërsa më i vjetri 63 vjet. Sipas informacioneve të medias bullgare, numri më i madh i viktimave janë të lindur mes viteve 1971 dhe 2004.

Autobusi ka udhëtuar në relacion Stamboll – Shkup.

Sa i përket tragjedisë po punohet në dy pista: gabim njerëzor të shoferit dhe një mosfunksionim teknik i papritur.

“Fotografia është e tmerrshme. Askush nuk mund të thotë për momentin sa janë dhe kush janë. Është e vështirë të identifikohet dhe të përcaktohet një nga një”, tha ministri i Brendshëm Bojko Rashkov, i cili mbërriti në vendngjarje në orët e para së bashku me kryeministrin Stefan Yanev dhe zëvendëskryeprokurorin Borislav Sarafov.

Një ekip mjekësh të mjekësisë ligjore do të marrin një mostër nga secili trup për identifikimin e ADN-së.

“Kjo është një tragjedi njerëzore e panjohur në përmasat e saj,” tha Borislav Sarafov.

Related posts

Bytyqi: Me vigjilencë e ndjekim gjendjen me energjinë elektrike dhe nëse nevojitet do të ndërhyjmë

admin

Janë regjistruar 677 raste të reja me Kovid-19, 517 të shëruar dhe 13 pacientë të vdekur

admin

16 viktima dhe 444 raste të reja me Covid

admin