19 C
Skopje, NM
12/04/2021
DailyNews.mk
Politika

Pas zgjedhjeve në Bullgari, Brukseli shpreson të fillonjë negociatat me Shkupin sa më shpejt të jetë e mundur

Bruksel, 6 prill – Komisioni Evropian nuk dëshiron të hyjë në detaje për situatën politike në Bullgari pas zgjedhjeve të mbajtura të dielën, por ata shpresojnë që Shkupi dhe Sofja të arrijnë një kompromis, raporton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Komisionerja e Komisionit Evropian e angazhuar për zgjerimin, Ana Pisonero, për MIA-n, u dakordua të komentojë shkurtimisht se Brukseli “inkurajon Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut për të gjetur një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët për çështjet aktuale dypalëshe”.

“Ne shpresojmë të mbajmë Konferencën e Parë Ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur,” shtoi Pisonero për MIA-n.

Zgjedhjet parlamentare të Bullgarisë u fituan nga koalicioni Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë (GERB) dhe Unioni i Forcave Demokratike (SDS), i udhëhequr nga Kryeministri Bojko Borisov, me 25,8 për qind të votave, përpara partisë “Ka një popull të tillë” të Sllavi Trifunov me 17, 5 për qind dhe bllokut të Partisë Socialiste Bullgare (BSP) me 14.8 për qind.

Maqedonia e Veriut është bllokuar në Këshillin e BE-së për miratimin e kornizës negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE-në për shkak të kontestit të pazgjidhur me Bullgarinë.

Diplomatët në Bruksel si dhe politikanët në Maqedoninë e Veriut konsideronin se nuk mund të pritet përparim deri sa të kalojnë zgjedhjet në Sofje.

Pasi që ato u mbajtën, ka shpresa që të dy palët të jenë në gjendje të ulen në tryezë me një qasje më racionale, të çliruar nga llogaritjet zgjedhore, por nga Sofja po mbërrijnë deklarata se zgjedhjet nuk e ndryshojnë pozicionin e Bullgarisë për këtë çështje, siç edhe deklaroi eurodeputeti Andrej Kovaçov.

Vitin e kaluar, Maqedonia e Veriut, si dhe i gjithë rajoni, u gjendën të bllokuar në Këshillin e BE-së për shkak të pamundësisë për të arritur një kompromis mbi fjalorin apo vokabularin në konkluzionet e rregullta të zgjerimit të dhjetorit të BE-së, kryesisht mbi një fjali që lidhet me “keqinterpretimin e historisë”.

Që atëherë, zgjerimi ka munguar plotësisht në agjendën e ministrave të BE-së, por shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borel ka konfirmuar vazhdimisht se rajoni duhet të kthehet në tryezën ministrore në takimin e ardhshëm të këtij muaj, respektivisht më 19 prill kur do të mbahet Këshilli i Çështjeve të Jashtme të BE-së.

Përveç kësaj, Maqedonia e Veriut është planifikuar të mbajë një takim të rregullt për Stabilizim-Asociimin në maj, i cili ishte planifikuar të zhvillohej në shkurt por u shty, kryesisht sepse nuk kishte përparim në bisedimet me Sofjen.

Sipas projekt-agjendës, Këshilli i Stabilizim-Asociimit është caktuar për më 12 maj dhe ai duhet të drejtohet nga kryeministri Zoran Zaev nga pala maqedonase, megjithëse tani për tani ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Kreu shtetëror në Maqedoninë e Veriut theksoi se ende shpreson që Konferenca e parë Ndërqeveritare mund të caktohet përpara fundit të presidencës portugeze, pra para 1 korrikut.

Related posts

Analizë/ Edhe vota e fundit do të jetë përcaktuese për kryetarin e ri të Strugës

Nefail Emini

Editorial: Me ndihmën e ndërkombëtarëve të zbulohen përgjegjësit e pasaportave false!

Nefail Emini

Shkon në 25 mijë numri i të vaksinuarve në QS “Boris Trajkovski”

Nefail Emini

Zaev dhe opozita shqiptare arrijnë marrëveshje për “Shtetësinë”

Nefail Emini

Sela për Ademin: Të mos qëndrojnë prapa dyerve kur ne bëjmë takime

Nefail Emini

Kalendari i rregullativës tatimore – vegël e re e MF-së për rritjen e transparencës

Nefail Emini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More