Me datë 15.07.2022, zyrtarë policorë nga Departamenti për Luftën e Krimit të Organizuar dhe të Rënda – Departamenti për Hetime Kriminale – Njësiti për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe SPB Shtip – sektori për Koçan në Prokurorinë Themelore Publike Koçan ka parashtruar kallëzim penal kundër një personi juridik nga Koçani për prodhimin e kanabisit dhe S.V.K. (39) nga Bullgarisë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për veprën penale të “prodhimit dhe lëshimit të paautorizuar në treg të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga neni 215 paragrafi 1 dhe paragrafi 6 të Kodit Penal, gjatë së cilës janë sekuestruar 238 kilogramë marihuanë.
“Gjegjësisht, gjatë muajit korrik 2022 përmes personit juridik ku është i regjistruar si menaxher S.V.K., është prokuruar marihuana, e cila më pas është vendosur në një objekt në kuadër të personit juridik në fjalë, pas së cilës me datën 14.07.2022 një pjesë e saj ka kaluar në një kontejneri të mbeturinave, gjegjësisht në kamion të posaçëm për grumbullimin e mbeturinave, në pronësi të Ndërmarrjes Publike Komunale “Ujësjellësi” nga Koçani, në mënyrë që të lihet në deponinë në Koçan, nga ku personat e pidentifikuar e kanë marrë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm”, thonë nga MPB.