14.3 C
Los Angeles
January 22, 2022
DailyNews – MK
Kronika

Policia i zuri në flagrancë, arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e së enjtes, pasi u zunë në flagrancë duke kryer një vjedhje në një shtëpi.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Rrugën “Driton Veliu”.

“Një rast i veprës penale ‘vjedhje e rëndë’ është raportuar në orët e mbrëmjes të datës 13 janar 2022, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, njësitet policore kanë arritur që në flagrancë të arrestojnë tre personat e dyshuar”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës të dyshuarit duke përdorur forcën kanë hapur derën e shtëpisë së ankuesit ku kanë vjedhur një kalorifer dhe një kompjuter.

“Arrestimi i tre të dyshuarave është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se tre të dyshuarit në rrugën “ Driton Veliu” duke përdorur forcën kanë hapur derën e shtëpisë së ankuesit ku kanë vjedhur një kalorifer dhe një kompjuter. Sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe do te procedohen në rast si prova materiale. Të dyshuarve pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit u është u është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “vjedhje e rëndë”, thuhët në komunikatë. 

Related posts

Lidhet me litarë skaj rrugës, ia grabisin në qese najloni me para

admin

Arrestohet një person i kërkuar për vuajtje të dënimit me burg prej një viti e gjysmë

admin

Vajza greke u rrëmbye nga 3 shtetas: Ishin me makinë gri, flisnin shqip!

admin