22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Kronika

Policia i gjen tetë fletëvotime të fotokopjuara një të dyshuari në Gjakovë

Policia e Kosovës ka gjetur tetë fletëvotime të fotokopjuara në automjetin e një personi në Gjakovë.

Rasti është raportuar të mërkurën rreth orës 13:00, teksa është bërë e ditur se i dyshuari është intervistuar.

Me vendim të prokurorit, rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt, ndërkaq është cilësuar si asgjësim i dokumenteve të votimit.

“Gjakovë, 17.11.2021 – 13:00. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur tetë (8) fletëvotime (të fotokopjuara). I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Related posts

Në Prishtinë arrestohet një person i kërkuar nga gjykata

admin

Arrestohet një plaçkitës nga Shkupi, zbardhen tri vepra penale

admin

Zhduket një vajzë në Viti

admin