13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Policia Finansiare: Qëllimi i bastisjes është babai i deputetit Jauleski

Shkup, 11 nëntor – Policia Financiare mëngjesin e sotëm ka bastisur shtëpinë e prindërve të VMRO-DPMNE-së, Jovan Jauleski nga Struga, e ai për këtë basitjse njoftoi përmes rrjeteve sociale.

Nga Policia Financiare bëjnë të ditur se bastisja nuk ka të bëjë fare me deputetin por me babain e tij.

“Bastisje është bërë por qëllimi është babai i tij. Në momentin kur hymë në atë shtëpi ne fare nuk e dinim se kanë lidhje familjare. Babai i tij është udhëheqës në sektorin për furnizime publike në EVN dhe është pjesë e një lënde të madhe të cilën po e punojmë”, deklaroi drejtori i Policisë Finansiare, Arafat Muaremi për A1on.

Bastisja është kryer në Shkup, ndërsa shtëpia sipas dokumenteve është në emër të babait të deputetit.

Për më tepër informata, Policia Financiare do të njoftojë gjatë ditës.//Zhurnal.mk

Related posts

Regjistrohen 469 raste me Kovid-19, 13 të vdekur, 375 pacientë të shëruar

admin

Kasami paralajmëron kapacitet të shtuar kadrovik të inspektoratit komunal

admin

Zjarr në një ndërtesë në Shkup (Video)

admin