24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Policia finansiare futet në komunën e Tetovës, flet Kasami

Tetovë, 19 nëntor – Policia Financiare sot ka befasuar punonjësit dhe kryetarin e komunës së Tetovës kur ka hyrë për disa kontrolle.

Sipas asaj që mësohet, shënjestër e policisë janë disa raste që kanë të bëjnë me Sadi Bexhetin kur ka qenë kryetar komune.

Por Kasami ankohet për këtë kontroll dhe pyet pse nuk janë bërë derisa ka qenë Teuta Arifi kryetare e komunës por pikërisht në këtë moment. Këtë Kasami e quan presion politik.

“Sot para se me ardhë këtu më vizitoi policia financiare me pretekst të disa lëndëve të ish kryetarit Sadi Bexheti, të para disa viteve, pra nuk kanë pasur kohë deri sa ka qenë Teuta Arifi kryetare. Por vijnë në momentin kur Bilall Kasami është kryetar i komunës Tetovës. Me gjithë problemet tjera që mi kanë lënë trashëgimi sot më viziton edhe Policia Financiare, dhe unë vlerësoj se bëhet fjalë për presion politik”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Komunë së Tetovës.

Related posts

Mexhiti mohon se deputetët e BDI-së do të forcojnë shumicën e Mickoskit

admin

Konferencë rajonale për “Kthim efikas të pronës në pajtim me standardet evropiane”

admin

Qeveria shpalli gjendje krize në sektorin energjetik në kohëzgjatje prej 30 ditëve

admin