13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Policia finansiare bastisë shtëpinë e deputetit Jauleski, reagon VMRO-DPMNE

Shkup, 11 nëntor – Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Jovan Jauleski, mëngjesin e sotëm përmes rrjeteve sociale njoftoi se në shtëpinë e tij ka hyrë për bastisje policia finansiare, informon Zhurnal.

Deputeti Jauleski shkruan se sot është dita e fundit e regjimit hibrid dhe se nuk kanë frikë aspak.

“Nuk iu frikësohemi, sot regjimi hibrid do të përfundojë! Nga ora 05:30 deri në këto momente në shtëpinë time ka bastisur dhe po kryen kontrolle Policia Finansiare!”, shkruan Jauleski.

Nga partia e Mickoskit përmes një komunikate për media kanë reaguar dhe thonë se në ditën kur duhet të votohet mos besimi i Qeverisë, në shtëpinë e deputetit Jauleski ka hyrë për bastisje policia finansiare dhe sipas tyre, regjimi i Zoran Zaev është i dëshpëruar, në shpërbërje dhe nuk zgjedhë mjete për presione dhe shantazhe mbi deputetët.

Përndryshe sot në Kuvend me fillim në ora 11 është caktuar seanca ku duhet të votohet besimi i Qeverisë.//Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/jovce.mkd/posts/10222373919231452

Related posts

Stoev: Bullgaria pret gaanci të qarta nga Maqedonia e Veriut

admin

Në dilemë krijimi i Qeverisë së re në Bullgari, rrezikohen negociatat me Shkupin

admin

Tërmeti në Shqipëri ndjehet edhe në pjesët perëndimore të Maqedonisë së Veriut

admin