14.3 C
Los Angeles
January 22, 2022
DailyNews – MK
Shqipëri

Policia e Shtetit i përgjigjet Bardhit: Reagimi në protestën e 8 janarit, konform ligjit

Policia e Shtetit reagoi pas deklaratave të bëra nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi mbrëmjen e djeshme në një emision televiziv, lidhur me ndërhyrjen e Policisë në protestën e 8 janarit. “Reagimi për ndërhyrjen gjatë protestës së ndodhur në datën 8 janar, është bërë konform ligjit dhe rregullave që përcaktojnë qartësisht detyrat e Policisë së Shtetit dhe rastet se kur ndërhyhet në ambientet e një selie të një partie politike”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Policia e Shtetit hodhi poshtë çdo akuzë, aludim apo insinuatë të shprehur gjatë këtij emisioni, për implikime të zyrtarëve të Policisë në skenarë akte dhune gjatë protestës dhe menaxhimit të gjithë situatës. “Sqarojmë opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka ndërhyrë me vonesë, por ka kryer detyrat e saj bazuar në aktet ligjore e nënligjore dhe ka menaxhuar me profesionalizëm e paanshmëri protestën e datës 8 janar 2022”, thuhet në deklaratë. Policia shpreh keqardhjen për zëra të pavërtetë dhe dashakeqës ndaj punës së saj, e cila edhe për masat e marra në protestën e datës 8 janar ka marrë vlerësimet maksimale nga OSBE dhe organizma e partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

Related posts

Klinika Stomatologjike Universitare, shërbime falas për qytetarët më në nevojë

admin

“Bisedimet kanë tejkaluar çdo afat”/ Bushati intervistë për gazetën greke: Lënia e Ballkanit Perëndimor në cepin e Europës, një dorëzim strategjik. Zgjerimi detar? Greqia ka ndryshuar politikën e jashtme

admin

Basha “merr garanci nga SHBA” për vetingun e politikanëve

admin