22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

PlusInfo: Zaev ka zgjedhur pasardhësin e tij për kryeministër, i “shpall luftë” Radmilla Shekerinskës (Foto)

Shkup, 16 nëntor – Deri sa mediumet bëjnë kombinime se si do të rrjedhin zhvillimet në LSDM pas zgjedhjeve lokale, burime partiake kanë thënë se tashmë ka filluar “lufta” mes përkrahësve të Zaevit dhe atyre të ministers së mbrojtes, Radmilla Shekerinska.
Sipas këtyre burimeve, Zaev i ka alarmuar përkrahësit e tij se rryma e Shekerinskës është e gatshme ta marë partinë, prandaj është kërkuar që të jenëtë kujdesshëm. Në rrymën e Shekerinskës burimet e PlusInfo i kanë radhitur edhe ministren e arsimit, Milla Carovska, ministren për punë dhe politikë sociale, Jagoda Shahpaska, por edhe kryetarin e deritanishëm të qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Si njerëz më lojal të Zaevit përmenden sekretari i përgjithshëm i partisë, Lupço Nikollovski dhe kryetari i deritanshëm i Karposhit, Stefan Bogoev, transmeton Zhurnal.
Mirëpo në mesin e tyre veçohet një emër, e ai është emri i zëvendës ministrit të financave, Dimitar Kovaçevski. Sipas PlusInfo ekzistojnë dy shkaqe se pse Zaev mund ta ketë përzgjedhur Kovaçevskin për pasardhës në postin e kryetarit të LSDM-së dhe kryeministrit. Njëra mun dtë jetë lojaliteti i tij, kurse shkaku i dytë mund të jenë biznese të përbashkëta.

Ndërkohë ky medium shkruan se Zaev do të jetë i gatshëm të pranojë gjithçka që kërkon Bulgaria për të mar vendi datë për fillim të negociatave për anëtarësim në BE.

Kush është Dimitar Kovaçevski?

Sipas disa informatave jozyrtare, Zaev do të braktisë postin e kryeministrit në fillim të vitit të ardhshëm.
Siç thonë disa burime qeveritare, të dy pozitat e Zaevit do t’i marë përsipër një person i vetëm dhe nuk do të jetë njëri kryeministër, e tjetër kush kryetar i partisë.
Disa burime mirë të informuara, thonë se janë dhjetë emra që janë shqyrtuar dhe analizuar në kombinim për kryeministër dhe lider të partisë.

Një ndër favoritët së pari ishte Radmilla Shekerinska por e njejta si duket është tërhequr nga gara sepse nuk ka interes. Emra të tjerë janë përmendur dhe Dane Taleski, Petre Shilegov, Stefan Bogoev, Bojan Mariçiq, Jovan Despotovski, Oliver Spasovski, Ljupço Nikollovski, Sanja Llukarevska, Venko Filipçe e të tjerë.
Por siç mëson “Fokus”, kandidati më serioz për të dy pozitat është Dimitar Kovaçevski, i cili për momentin është zv.ministër për financa dhe njëherit anëtar i Bordit Qendror të LSDM-së.

Kovaçevski për dallim nga të tjerët është më pak i eksponuar në opinion dhe ka më pak stazh në parti, mirëpo ka biografi të pasur. Ai është doktor i shkencave ekonomike dhe profesor në Fakultetin Ekonomik në Amerikan Kolexh.
Ai për momentin përmendet si kandidati më serioz dhe lider i LSDM-së për çka po bëhen konsultime në korniza të LSDM-së, para se gjithash edhe me BDI-në, por sipas informatave, edhe me Alternativën si partner potencial në Qeveri

Related posts

172 raste të reja me Covid, ndërrojnë pjesë 9 pacientë

admin

Shahpaska: Ligji i ri për marrëdhënie pune ofron zgjidhje moderne në interes të punëtorëve

admin

ASH: Thirrje deputetëve të minorancës, ta çlirojmë vendin nga krimi

admin