39.8 C
Skopje, NM
29/07/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Meta shpall dekretin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpallur sot dekretin për plotësimin e një vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese. Në thirrjen e shpallur nga kreu i shtetit, magjistratët do të kenë afat për të aplikuar deri më 14 tetor.

Në fakt, bëhet fjalë për një rishpallje pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u ndaloi kandidimin pertinentëve duke bërë që të s’kualifikoheshin nga gara. Në përfundim të procedurave të verifikimit të ndjekura nga KED, rezulton se në garë për plotësimin e këtij vendi vakant aktualisht nuk ka kandidatë të kualifikuar me vendim të formës së prerë.

“Rishpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me qëllim plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj”, thuhet në dekretin e firmosur nga Meta.

Aktualisht, Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionimit për shkak se anëtarët e saj nuk kanë kaluar vetingun apo janë larguar me vullnet të lirë. Vënia në funksion e saj deri në fund të këtij viti është një nga kushtet kryesore të BE-së për nisjen e negociatave për anëtarësim në union.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi.

Në përbërje të saj, aktualisht Kushtetuesja ka vetëm katër anëtarë; Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe  Fiona Papajorgji. Tusha ka për momentin kompetencat e kryetares, e cila në fakt zgjidhet me votim të fshehtë me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtuese, për një periudhë 3-vjeçare.

Related posts

Raporti i OSBE/ODIHR, Basha: Të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore

Admin

Haziri: LDK nuk ka nevojë sillet sikur VV në opozitë, roli ynë dallon si nata me ditën

Admin

Hasani: Marrëveshja e propozuar nga Kurti për paqe me Serbinë është primitive

Admin

Armend Agolli, kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës

Admin

Raporti i OSBE për zgjedhjet në Shqipëri, vjen reagimi i parë nga SHBA

Admin

Rama takohet me Zaev, ja axhenda e Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More