13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Kosovë

Plenkoviq: Kroacia dhe Kosova kanë raporte të shkëlqyera, do t’iu ndihmojmë në rrugën drejt BE-së

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq ka qëndruar të hënën për vizitë në Kosovë, ndërsa theksoi se Kroacia do të ndihmojë Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe afirmimit të mëtejmë ndërkombëtarë.

Plenkoviq në një postim në Facebook bën të ditur se ka vizituar komunitetin kroat në Janjevë, për të cilët thekson se janë diaspora më e vjetër kroate në botë.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Ishte kënaqësi takimi në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca për të konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës.

Ne duam të ndihmojmë Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe afirmimit të mëtejshëm ndërkombëtar.

Biseduam edhe me përfaqësues të kompanive të Kroacisë për mundësitë për bashkëpunim më të fortë ekonomik.

Në Janjevë vizituam një komunitet të vogël kroat, diasporën më të vjetër kroate në botë.

Po ashtu falënderuam anëtarët e OSRH për përkushtimin e tyre ndaj sigurisë në Kosovë në kuadër të KFOR-it”.

https://www.facebook.com/andrej.plenkovic.rh/posts/450934393055367

Related posts

Kurti: Nuk mund të ketë Ballkan të hapur derisa Serbia nuk i pranon dokumentet e Kosovës

admin

Letra e plotë e Biden dërguar Osmanit për pjesëmarrje në Samitin për Demokracinë

admin

Gjykata Themelore në Pejë cakton masën për të dyshuarin që me çekan sulmoi një person

admin