9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Ekonomi Maqedoni

Platformë kombëtare për sipërmarrjen e grave -intensifikim i dialogut

Shoqata e grave afariste, në partneritet me Fondacionin për menaxhim dhe kërkime industriale, Lidhjen e odave ekonomike në Maqedoni dhe Federatën kombëtare të fermerëve, fillojnë ta realizojnë Platformën kombëtare për sipërmarrjen e grave, informon Zhurnal.mk

Projekti është financuar nga IPA Programi, ndërsa qëllimi është ta intensifikojë dialogun, bashkëpunimin strukturor dhe besimin midis sipërmarrjes së grave, pushtetit kombëtar dhe lokal, organizatave të shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit, në mënyrë që t’i fuqizojë ekonomikisht gratë, përfshirë të rinjtë dhe gratë nga zonat rurale.

“Fokusi është i orientuar në rritjen e barazisë dhe promovimin e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në dy drejtime: zhvillimin e një mjedisi mbështetës për sipërmarrjen e grave që do t’i ndihmojë gratë të fillojnë dhe t’i rrisin aktivitetet e tyre të biznesit, si dhe të përballen me rolet e tyre të shumëfishta, si dhe mbështetje të shoqatave dhe organizatave të shoqërisë civile përmes përmirësimit të shërbimeve për sipërmarrje të grave. Qëllimi kryesor i platformës është përforcimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për politikë publike dhe përfaqësim në fushën e sipërmarrjes së grave, duke u bashkuar në një rrjet të vetëm që do të jetë me interes për gratë sipërmarrëse në të gjitha nivelet. Përmbushja e qëllimit kryesor do të kontribuojë në pozicionimin e platformës kombëtare dhe do të rezultojë në politika më të mira për sipërmarrjen e grave dhe rolin e saj në krijimin e vendeve të punës, duke ndikuar kështu në përforcimin e zhvillimit ekonomik”, kumtoi LOE. (Zhurnal.mk)

Related posts

Zgjedhjet Lokale 2021, AP dhe PP do të monitorojnë procesin zgjedhor

Admin

Drejtori i Doganës së Kosovës flet për operacionin kundër rrjetit të kontrabandës – malli kishte destinacion një vend të BE-së

Admin

Qytetarët e Maqedonisë së pari do ta dezinfektojnë gishtin dhe më pas do të votojnë

Admin

Regjistrohen 395 raste të reja në Maqedoni, humbin jetën 14 persona

Admin

Vrasje në Shkup, i biri ther nënën e tij

Admin

Reagim ASH – AA: Ramiz Merko thyen heshtjen zgjedhore, asfalton rrugë një ditë para zgjedhjeve

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com