20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Pjesërisht pranohet padia për shpifje të kryeministrit Zaev kundër Aleksandar Nikolloskit

Shkup, 11 nëntor – Gjykata civile – Shkup sot pjesërisht e miratoi kërkesën e padisë për shpifje të kryeministrit Zoran Zaev kundër nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së opozitare, Aleksandar Nikolloski. Gjykatësja Suzana Dimitriev, gjatë leximit të vendimit theksoi se konfirmohet përgjegjësia qytetare e paditësit Aleksandar Nikollovski nga Ohri për shpifje, sepse më 20 gusht të vitit 2019 në deklaratën e dhënë për TV Alfa në videon me titull rast “Zhvatje – ku përfunduan milionat nga çanta Lui Uiton”, ka dhënë fakte të pavërteta të dëmshme në nder të imazhit të paditësit.

Nikolloski në deklaratë pohon se “shuma e përgjithshme e mjeteve të kërkuara dhe të lëshuara tejkalon 20 milionë euro”. “Deri më tani nuk e ka përgënjeshtruar çka do të thotë se është zhvatur më shumë se një biznesmen. Janë zhvatur shumë biznesmenë janë kërkuar shumë para, ky është opsion të cilin nuk mund ta përfundojnë një ose dy njerëz. Ky është operacion i cili është miri I menduar nga kreu i LSDM-së, personalitet i koordinuar nga Zoran Zaev dhe më tej të menaxhuar përmes tërë shtetit. Prandaj nevojitet kallëzim penal, por edhe përgjegjësi politike”, thuhet në deklaratën e Nikollovskit.

Njëherit, në vendim thuhet se obligohet paditësi Aleksandar Nikolloski nga Ohri e publikoi vendimin e shpenzimit të tij “në hapësirë jo më të vogël se një e teta e faqes nga faqja e parë deri në të pestën nga mjeti i shtypur për informim publik – gazeta ditore në afat prej 15 ditëve nga vlefshmëria e gjykimit dhe me frikë të kryerjes së detyrueshme”.

Palët kundër këtij vendimi kanë të drejtë në ankesë

Related posts

Uebinar “Gjendja psikologjike e gazetarëve pas raportimit nga krizat”

admin

Zgjedhjet e fundit lokale shënuan rekord historik negativ për daljen e votuesve

admin

Vepër e re penale në komunikacion: Nëse ka viktima në aksident, së paku 4 vjet burg

admin