Mesfushori i Barcelonës, Miralem Pjanic është i lumtur të skuadra e re, derisa synon të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm.
Pjanic në verë iu bashkua Barcelonës në shkëmbim me Arthur Melon.
Boshnjaku ndihet i lumtur të Barcelona, duke e quajtur klubin më të mirë në botë, derisa theksoi se dëshiron të fitojë të gjithë titujt e mundshëm.
“Jam në klubin më të mirë në botë dhe me stilin e lojës që gjithmonë doja të luaja”.
“Por, ende nuk jam i kënaqur. Dua të kem mundësinë dhe të fitojë tituj të mëdhenj. Ky është qëllimi im. Të jem më i miri dhe të fitojë të gjithë titujt”, theksoi ai.
Barcelona momentalisht renditët në pozitën e tetë me 11 pikë, nëntë pikë mbrapa liderit Real Sociedad.