18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Pirgov: Aksidenti i autobusit është si rezultat i gabimit njerëzor

Sofje, 23 nëntor – Autobusi ka qarkulluar me shpejtësi mbi 100 kilometra në orë dhe nuk ka asnjë milimetër shenja frenimi, që do të thotë se shoferi nuk ka reaguar në mënyrë adekuate. Aksidenti absolutisht ka ndodhur si rezultat i gabimit njerëzor, deklaroi sekretari për Siguri i Pernikut, Vasko Pirgov për BTV, i cili arriti në vendin e incidentit së bashku me policët dhe zjarrfikësit e parë.

Ai thotë se autobusi nuk është përmbysur, ndërsa shoferi ka bërë përpjekje të kthejë në të majtë, duke shtuar se ka material të incizuar “që nuk është për t’u parë”.

“Pamja është e tmerrshme. Pjesa e përparme e autobusit është djegur, njerëzit që gjenden në (spitalin) “Pirgov” ishin në pjesën e pasme të autobusit. Dritarja e djathtë e autobusit është thyer dhe prej atje kanë dalur”, deklaroi Pirgov.

Sipas tij, rreth një orë e gjysmë para fatkeqësisë, autobusi është ndalur në pompën e benzinës në rrugën magjistrale “Struma”, ku udhëtarët kanë shkuar në toalet dhe kanë pushuar rreth gjysmë ore. Ai konsideron se është përjashtuar besueshmëria që shoferin ta ketë zënë gjumi, sepse pompa e benzinës gjendet 15 minuta vozitje deri në vendin e aksidentit.

“Rruga është në gjendje perfekte. Këtu bëhet fjalë për gabim të shoferit. Nuk ka mundësi që autobusi të ketë rrëshqitur, nuk ka shenja frenimi. Autobusi është djegur nga pjesa e përparme. Në vetë autobusin, ka pasur tre tuba me naftë”, deklaron Pirgov, duke shtuar se zjarri ka filluar nga pjesa e përparme e autobusit, me siguri në sistemin për ngrohje.

Ai informon se në orën 03:04 minuta e ka marrë informacionin për ngjarjen, ndërsa në orën 03:30 ka arritur në vendin e incidentit, ku ka pasur zjarrfikës dhe automjete të ndihmës së shpejtë.

Related posts

Kandidati bullgar për president: Erdha në Maqedoni për t’i zgjatur dorën dhe për të bërë thirrje për arsye të shëndoshë

admin

Profesori i UT-së shpallet njëri nga shkencëtarët më produktiv për vitin 2021

admin

Ministri Spasovski takoi ambasadorin çek, Toman

admin