DailyNews.mk
VIP YJET

Phil Collins po e dëbon ish-gruan nga shtëpia.

Burime pranë bateristit dhe këngëtarit të famshëm, thanë për TMZ se marrëdhënia e tij e gjatë dhe e fortë me Orianne Cevey zyrtarisht ka mbarutar.

Në fund të fundit, ajo u martua përsëri në gusht dhe ai dëshiron që ish-partnerja të largohet nga shtëpia e tij në Florida.

Thueht se Phil i ka kërkuar asaj të largohet por nuk ka pranuar dhe në vend të kësaj po kërcënon të lëshojë akuza të rrejshme dhe të sikletshme, në rast se nuk e rinegocion zgjidhjen e divorcit të 2008-ës.

Raportohet se Collins e kishte paguar Cevey 46.76 milionë dollarë, ndërsa tani nuk dëshiron t’i japë më asnjë monedhë.

Ai beson se ish-gruaja ia shpërdoroi pasurinë përmes një serie investimesh të këqija, së bashku me një divorc të shtrenjtë me burrin që u martua pas Phil.

Madje, thuhet se ai Phil i dha ish-it të tij afat deri të premten pasdite që ta lirojë shtëpinë, por ajo nuk e bëri, madje i ka ndryshuar kodet e sigurisë dhe ka qenë e padisiplinuar me stafin.

Sipas “TMZ”, Phil planifikon të paraqesë padi dëbimi në gjykatë, javën e ardhshme.

Dyshja u martuan në fund të viteve ’90 dhe kanë dy djemë bashkë, Nicholas dhe Mathew, por paraqitën kërkesë divorci më 2006, menjëherë pasi lindi djali i vogël.

Më vonë, Cevey u martua me Charles Mejjati dhe pas divorcit është kthyer me Collins. Gjërat dukej se po shkonin mirë deri dy muaj më parë, kur u mësua se Orianne u martuar me Thomas Bates, duke i thënë Phil se ajo po udhëtonte në Las Vegas për biznes.

Related posts

Tayna ndan videon joshëse nga prapaskenat e klipit të ri muzikor

Lea Musliju

Linda Halimi ndan sekuenca nga kënga e re “Amin”

Lea Musliju

Edona Llalloshi me interpretim mahnitës me piano të hitit “Çka ka zogu”

Lea Musliju

Justin dhe Hailey takojnë presidentin francez Emmanuel Macron

Lea Musliju

Chris Brown është nën hetim për abuzim të dhunshëm fizik

Lea Musliju

Ardian Bujupi ndan pamje nga prapaskenat e klipit muzikor

Lea Musliju

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More