19 C
Skopje, NM
12/04/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Politika Tema

Trajanov për Zhurnal: “Fingerprinti” nuk mund të keqpërdoret, ajo vetëm konfirmon identitetin

Nuk ka zgjedhje në Maqedoni, qofshin ato parlamentare, presidenciale apo lokale, të cilat nuk do të kontestohen nga parti të ndryshme, të cilat shpesh herë nuk korrin sukses.

Irritimi i partive politike të cilat nuk arrijnë suksesin e planifikuar, gjithmonë shprehet përmes dorëzimit të ankesave në KSHZ për rinumërim të votave, për votim familjar, për tren bullgar, mbushje të kutive, e mallverzime të tjera, shkruan Zhurnal.

Për t’u parandaluar e gjithë kjo dhe zgjedhjet të mos kontestohen nga asnjë aspekt, së fundmi është propozuar përdorimi i shenjave të gishtit në zgjedhje. Kjo do të ndihmonte që zgjedhjet të ishin më të besueshme sepse nëse një person kalon përmes fingerprintit, ai regjistrohet si ka votuar dhe nuk mund të votojë më për së dyti herë.

Derisa SHBA dhe vendet evropiane zgjedhjet, gjegjësisht votimi bëhet në mënyrë elektronike, tek ne mënyra e votimit po shkon vetëm prapa dhe nuk po avansohet.

Kryeministri Zoran Zaev nuk është kundër për furnizim të “fingerprintëve” por për këtë sipas tij, duhen ndryshime në ligj. Nga ana tjetër VMRO-ja akuzon pushtetin se po përpiqen të pengojnë këtë proces, dhe në zgjedhje përsëri të votohet me UV lambë dhe spërkatës. VMRO paralajmëron se nuk do të qëndrojnë duar kryq dhe “të shohin si vjedhen edhe një palë zgjedhje të tjera”.

Nga MPB thonë se nuk kanë autorizim ligjor që t’i japin bazën e të dhënave (shenjat e gishtave) KSHZ-së. Ata pohojnë se nevojiten ndryshime të dy neneve nga Kodi Zgjedhor.

Lidhur me këtë proces, në një prononcim për Agjencinë e lajmeve Zhurnal, ish ministri i punëve të brendshme, dhe njëherit kryetar i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, shprehet se shenjat e gishtit në zgjedhje nuk mund të keqpërdoren nëse përgatitet aplikacion mjaft i mirë për t’i mbrojtur të dhënat e qytetarëve.

Sipas tij, ajo do të vlente vetëm për të vërtetuar se personi që voton është me të vërtetë ai që paraqitet, dhe që të regjistrohet si person që ka votuar, në mënyrë që mos mund të votojë për së dyti herë.

“Për t’u shfrytëzuar duhet të lejohet me ligj. Për këtë duhet të ketë një projekt të mirë të rregulluar, që të kontrollohet dhe të bëhet komparacion të shenjave të gishtit. Përndryshe ka mekanizëm që të mbrohet dhe mos ta shfrytëzojë dikush tjetër sepse në zgjedhje, shenja e gishtit do të shfrytëzohet vetëm për t’u parë nëse ekziston dhe nëse është evidentuar dhe nuk mundet të keqpërdoret. Në momentin kur ju vendosni gishtin aty, ajo tregon nëse jeni me të vërtetë ai person, dhe nëse keni kaluar tanimë një herë. Mendoj se nëse përgatitet një aplikacion i mirë dhe të mbrohen të dhënat personale”, shprehet Trajanov për Zhurnal.

Lidhja Demokratike është “për” furnizimin e aparateve për shenja gishti sepse siç shprehet Trajanov, kjo do të parandalonte votimin familjar.

“Ne si Lidhje Demokratike jemi “për” përdorimin e fingerprintëve në zgjedhje, por ajo që është më me rëndësi, se deri tani parti të ndryshme organizonin votim familjar, gjë që e kam parë me sytë e mi, një person vinte tre herë apo pesë herë të votonte, dhe nuk kontrolloheshte nëse ai tanimë ka votuar. Shenja e gishtit në zgjedhje parandalon malverzime për të votuar familjarisht, për të votuar disa herë. Në Maqedoni partitë duan të fitojnë në mënyrë kriminale”, ka deklaruar Trajanov.

Lidhur me paralajmërimet e kryetarit të Alternativës Afrim Gashi se nëse nuk realizohet kjo kërkesë në zgjedhjet lokale, ata janë të gatshëm edhe t’i bojkotojnë zgjedhjet, Trajanov shprehet se kësi lloj veprimesh bëjnë partitë të cilat konsiderojnë se nuk do të korrin sukses në zgjedhje.

Sipas tij, Alternativa por edhe partitë të tjera, duhet të marin pjesë në zgjedhje.

“Në përgjithësi në Ballkan, ato parti të cilat vlerësojnë se nuk do të korrin sukses në zgjedhje, paralajmërojnë bojkotim dhe pengesa të ndryshme para zgjedhjeve. Duhet secili të marë pjesë në zgjedhje e tani cili është rejtingu, kjo është një çështje tjetër, nëse nuk munden vetëm le të bëjnë koalicion”, është shprehur Trajanov për Zhurnal.

Ndryshe, sipas Jovan Mitreskit nga LSDM, dilemat edhe më tej lidhen me bazën e të dhënave të MPB-së, por edhe disa aspekte tjera për mos stabilitet eventual të sistemit për votim.

MPB dyshon se çfarë do të ndodhë nëse gjatë ditës së votimit, ndodhë ndonjë defekt, rënie e rrjetit apo sistemit, vallë duhet të ndalohet votimi apo duhet të ketë dhe opsione tjera se si do të votonin qytetarët.

Ndryshe në zgjedhjet lokale në tetor nuk përjashtohet mundësia edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke patur parasysh shumicën shumë të ngushtë parlamentare. Kjo “shumicë” po përballet me pengesa të shumta të funksionimit. Edhe pse Zaev mohon kategorikisht zgjedhje të parakohshme, ato janë të mundshme.//Zhurnal.mk

Related posts

Analizë/ Edhe vota e fundit do të jetë përcaktuese për kryetarin e ri të Strugës

Nefail Emini

Editorial: Me ndihmën e ndërkombëtarëve të zbulohen përgjegjësit e pasaportave false!

Nefail Emini

Shkon në 25 mijë numri i të vaksinuarve në QS “Boris Trajkovski”

Nefail Emini

Zaev dhe opozita shqiptare arrijnë marrëveshje për “Shtetësinë”

Nefail Emini

Sela për Ademin: Të mos qëndrojnë prapa dyerve kur ne bëjmë takime

Nefail Emini

Kalendari i rregullativës tatimore – vegël e re e MF-së për rritjen e transparencës

Nefail Emini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More