21 C
Skopje, NM
12/05/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Të luash me kufi në Ballkan, është sikur të luash me zjarr

Shkup, 2 maj – Jo rastësisht është shprehja se Ballkani është një fuçi baroti, e që gjithmonë i duhet vetëm një shkëndijë që mund të shpërthejë. Duke e njohur këtë filozofi të vjetër, e që e ka dëshmuar gjithmonë historia, qarqe të ndryshme që nuk e duan Ballkanin stabil nxjerrin harta e kufijtë të ri që shpeshherë rikthejnë gjakrat e eshtrat e rënë të dëshmorëve të shumtë që luftuan për liri, barazi e dinjitet. NATO, megjithatë është ombrella e sigurisë, që nuk lejon qarqe të ndryshme të rrezikojnë të ardhmen e qytetarëve të këtyre shteteve.

NATO, siguri për të gjithë

Sa herë që folët për harta, shtrohet pyetja se sa të sigurt jemi. Deri para disa viteve, kjo ishte një temë e dhimbshme, por tani pasi Maqedonia e Veriut dhe shumica e vendeve të rajonit janë bërë anëtare të NATO-s, kjo temë nuk është shumë shqetësuese për ne. Megjithatë, ekziston shqetësimi në vendet që ende nuk janë anëtarë të NATO-s se rreziku është gjithmonë afër. Nëse shikohet harta e ndarjeve që doli si dokument kinse slloven, e që më pas u mohua kategorikisht nga të gjithë, krijonte një përshtypje se rreziku më i madh është te Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia. Të gjitha këto ende shtete jo anëtare të NATO-s, e që lë të kuptohet se siguria nën ombrellën e NATO-s është shumë domethënëse.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolltenberg ka porositur se çfarëdo spekulimesh për ndryshimin e kufijve nuk kontribuojnë në stabilitetin në rajon. “Së pari nuk më takon mua që të komentoj diçka që nuk kam parë. Por, ajo që është më e rëndësishmja se çfarëdo spekulimesh në lidhje me ndryshimin e kufijve vetëm do të kontribuojnë ndaj pasigurisë dhe rrezikut për stabilitet në rajon. Andaj mendoj se çfarëdo spekulimesh për këtë nuk janë në ndihmë”, u shpreh Jens Stoltenberg – Sekretar i Gjeneral i NATO-s.

Edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski theksoi se ai shumë hapur dhe zëshëm ka thënë se këto janë ide të rrezikshme, ndërsa ka marrë garanci në Bruksel se askush nuk e mbështet idenë e tillë.

E paimagjinueshme ndryshim i kufijve pa luftë

Do të ishte e vështirë të mendohej se mund të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan pa dhunë dhe gjakderdhje sepse idetë e ripërcaktimit të kufijve në Ballkan janë të rrezikshme. Lëvizja e kufijve është joreale dhe e rrezikshme, vetëm edhe nëse përmendet kjo çështje.

Sa i përket kufijve pozicioni i BE-së është i qartë dhe në çështjen e kufijve nuk ka çfarë të ndryshohet. BE-ja duhet të punojë drejt bashkëpunimit rajonal, pajtimit dhe drejt zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura në rajon, pa hyrë në fushat e rrezikshme, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e BE-së.

Idetë për mundësinë e ndryshimit të kufijve në Ballkan kishin lindur në vitin 2018 kur flitej se presidenti i atëhershëm i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq po punojnë për një marrëveshje që mund të përfshinte edhe shkëmbimin e territoreve. Këto ide patën hasur në kundërshtime të forta të Gjermanisë dhe disa shteteve tjera të BE-së, ndonëse disa prej tyre kanë shprehur gatishmëri që të diskutohet edhe për ide të tilla.

Fatkeqësisht, ndryshimet e kufijve do të na kthejnë në kohën e shpërbërjes së përgjakshme, në zhvendosjet e popullsisë që sigurisht nuk do të ishin pa dhunë dhe kjo do të na çonte drejt spastrimit etnik dhe drejt shteteve etnikisht homogjene. Kjo, do të ishte në kundërveprim me gjithçka që komuniteti ndërkombëtar ka punuar për dekada, për të pasur shtete dhe shoqëri shumetnike dhe shumëfetare në Ballkanin Perëndimor.

BE-ja t’i integrojë shtetet para se dikush t’i përçajë

Përgjigja e BE-së ndaj këtyre dokumenteve, duhet të jetë një strategji e qartë e kombinuar me fokus zgjerimin e BE-së. Kjo duhet të zgjojë të gjithë shtetet kryesore të BE-së, qoftë në Berlin, Paris, Bruksel apo diku tjetër se BE-ja duhet të marrë një qëndrim shumë të vendosur kundër skenarëve të tillë. Gjithashtu, nuk duhet të lejojë që disa vende anëtare të BE-së, të braktisin idenë e një Evrope të përbashkët në favor të ëndrrave territoriale kombëtare.

Shpërbërja e Jugosllavisë në vitet 1990 ishte çdo gjë tjetër përveçse paqësore, prandaj është e vështirë të imagjinohet se si një rivendosje e kufijve, tani nuk do të çonte në konflikt të ri.

Duket se më shumë se gjithçka, këto diskutime janë një shpërqendrim nga ajo që është me të vërtetë e rëndësishme këto ditë: lufta kundër pandemisë COVID-19 dhe pasojat e saj ekonomike dhe sociale, sepse bazuar në hulumtimet e opinionit në lidhje me shqetësimet kryesore të njerëzve në të gjithë rajonin, çështje të tilla si vendet e punës, lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i drejtësisë, renditen më së larti dhe jo rivendosja e kufijve.

Related posts

Analizë / Partitë Shqiptare të distancohen idesë për amnisti të “27 prillit”

Admin

Eurodeputeti austriak: Rezultati i dialogut duhet të jetë njohja e dyanshme mes Kosovës dhe Serbisë

Admin

Analizë / Vaksinimi përcakton hyrjen në territorin e Bashkimit Europian

N E

Analizë / Kontrolli i mediave nga shteti po bëhet gjithnjë e më prezent

N E

Rama: Kurrë s’e kam mbështetur ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Admin

Mas: Maqedonia e Veriut moti i ka plotësuar kushtet për aderim në BE, në interes të BE-së është hapja sa më e shpejtë e negociatave

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More