19 C
Skopje, NM
12/04/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Shumica parlamentare “në respirator”/ Edhe sa do të mund të mbijetojë !?

Shumica parlamentare në Maqedoni të Veriut vazhdon të përballet me sfida dhe pengesa në funksionim, kjo përshkak pandemisë, përplasjeve mes partive në koalicion, pavarësimi i disa partive të koalicionit, e shumë arsye të tjera.

Kuvendi tanimë një periudhë të konsiderueshme nuk po mundet të funksionojë siç duhet, nuk mbahen seanca plenare, komisionet nuk mund të mbajnë debate dhe e gjithë kjo ndikon në stabilitetin e shumicës qeveritare dhe vet jetën e qytetarëve, shkruan Zhurnal.

Analisti politik Petar Arsovski këtë problematikë e sheh si jo tejet shqetësuese, dhe konsideron se së paku deri në zgjedhjet lokale kjo shumicë do të vazhdojë kështu, por se pas zgjedhjeve lokale, nuk përjashtohen pengesa dhe sfida të reja në funksionim.

“Për momentin nuk shoh ndonjë veprim që të mund të shpërbëhet, edhe pse brenda koalicionit ka shumë tensione por për momentin nuk shoh shenja, së paku deri në zgjedhjet lokale të mund të shpërbëhet shumica parlamentare. Patjetër që pas zgjedhjeve lokale do të vazhdojnë problemet”, shprehet Arsovski për Zhurnal

Ai shton se funksionimi si të pavarur të disa partive të vogla të cilat ishin në koalicion me LSDM-në, më tepër janë për arsye praktike dhe se ata duan të krijojnë një grupë të re parlamentare.

“Paralajmërimet e LD-së, PLD-së dhe disa partive se do të veprojnë si të pavarur, më tepër janë si arsye praktike. Mendoj se ata duan të bëjnë një grupë të re parlamentare e cila do u mundësojë disa levërdi nga rregullorja. Nuk mendoj se veprimi i tyre është i lidhur me braktisjen e koalicionit. Përshkak se koalicioni është i përbërë nga më tepër parti, ajo do të përballet me sfida të vazhdueshme. Nuk do të kenë ditë të qetë sepse koalicioni është shumë i ngushtë”, shprehet Arsovski.

Nga ana tjetër edhe ish kryetari i Kuvendit Stojan Andov konsideron se ngecja e punës në Kuvend nuk është e shëndoshë për shoqërinë, por është e qartë se diçka po vlon brenda koalicionit.

“Vështirë dikush të parashikojë sa do të mund të mbijetojë. Është e qartë se diçka po vlon brenda koalicionit por sa e shoh kryeministri prap se prap po gjindet dhe po e menaxhon disi atë shumicë të ngushtë.

Në Kuvend ka ngecje dhe kjo nuk është mirë për shoqërinë mirëpo kjo është situata, të shohim çfarë do të ndodhë. Është vështirë të thuhet diçka kur ka shumë paqartësi”, potencoi Andov për Zhurnal.

Ndryshe kryeparlamentari Xhaferi paralajmëroi se gjatë javës do të mbahet seancë plenare, dhe se do të përmbushet numri i nevojshëm prej 61 deputetëve për votim të ligjeve dhe propozim ligjeve të dorëzuara në Kuvend.//Zhurnal.mk

Related posts

Analizë/ Edhe vota e fundit do të jetë përcaktuese për kryetarin e ri të Strugës

Nefail Emini

Editorial: Me ndihmën e ndërkombëtarëve të zbulohen përgjegjësit e pasaportave false!

Nefail Emini

Shkon në 25 mijë numri i të vaksinuarve në QS “Boris Trajkovski”

Nefail Emini

Zaev dhe opozita shqiptare arrijnë marrëveshje për “Shtetësinë”

Nefail Emini

Sela për Ademin: Të mos qëndrojnë prapa dyerve kur ne bëjmë takime

Nefail Emini

Kalendari i rregullativës tatimore – vegël e re e MF-së për rritjen e transparencës

Nefail Emini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More